• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet lokale, Braçe habit me deklaratën: Nëse konsiderohet garë e lehtë, do jetë gabim i pafalshëm

5 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale 2023 dhe partitë politike kanë nisur përgatitjet. Ndonëse PS zotëron thuajse të gjithë pushtetin vendor me përjashtim të Shkodrës, deputeti socialist Erion Braçe thotë se gara nuk duhet të konsiderohet e lehtë. Në një intervistë televizive u shpreh se do të ishte gabim i pafalshëm për PS në rast se nuk i jep rëndësinë e duhur kësaj gare.

“Nëse do të ketë një gabim që mund ta konsumojë PS, është ta mendojë të lehtë garën për pushtetin vendor. Për më tepër, kur vijmë nga një pushtet që thuajse e zotëron të gjithin PS, me përjashtim të Shkodrës. Nga kjo pikëpamje, ta konsiderosh garën të lehtë është gabim i pafalshëm. Edhe prej goditjeve të pafalshme nga 2019 e këtej duke nisur nga fatkeqësi natyrore e tani nga lufta në Europë, pa diskutim që ta mendosh të lehtë, është gabim i madh. Njerëzit gjykojnë nga interesi i tyre.

Ne kemi hyrë në një proces riorganizimi total të PS. Nga pikëpamja organizative, struktura është e ngritur. Po ngrihen anekset elektorale, por ajo çfarë mendoj është se duhet të bëjmë diçka plus që është hapja e PS jo vetëm të jetë fokusi që vazhdimisht vijnë nga struktura e PS, por më shumë se kaq. Na duhet një hapje më e madhe se çdo herë tjetër duke përfaqësuar grupe, jo vetëm individ që sjellin interesa publike, mjedisore, ekonomike, të mbrojtjes se këta njerëz mund të jenë ata që bëjnë ndryshim përtej atij që PS e ka në ADN e saj”, tha Braçe.

Ndër të tjera u shpreh se është e rëndësishme që PS të mos mbetet vetëm grupit dhe interesave të veta, por të hapet për të dëgjuar dhe për tu konsultuar me të majtët në grupe të tjera. Sipas tij, komunitetet e harruara kanë ndikim të madh në votë, ndaj duhet që të mos lihen pas dore.

“PS ka një mekanizëm të konsoliduar për zgjedhjen e kandidatëve. Unë them që duhet të bëjmë më shumë se kaq. Na duhet të bëjmë diçka më shumë e të konsultohemi më gjerë se me PS. Zgjedhjet që vijnë lidhen me një territor të caktuar dhe me komunitete që për shkak të natyrës nuk janë thjesht dhe vetëm qytetarë por vijnë nga zona periferike e rurale. Komunitetet e harruara kthehen në problem të madh, kthehen në votë kundër nëse nuk e gjejnë veten, ndaj është jetike që PS të hapet, të konsultohet e të përfaqësojë interesa më të gjera se të vetë PS. Të majtë ka dhe në grupet ambientaliste. Është e rëndësishme për PS që të hyjë brenda grupeve për t’i bërë interesat e tyre, interesa të partisë”, tha Braçe.

Paraardhëse

Lufta e pushtetit në selinë, jep dorëheqjen kryetari i PD-së

Pasardhëse

Petro Koçi shuplakë çiftit Metaj-Berisha: PS e vetmja forcë për ndryshim, lidershipi “non grata” ofron bllokim të integrimit

Pasardhëse

Petro Koçi shuplakë çiftit Metaj-Berisha: PS e vetmja forcë për ndryshim, lidershipi “non grata” ofron bllokim të integrimit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.