• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen më…18 qershor

21 April, 2017
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj sqaron se zgjedhjet e parakohshme janë plotësisht të mundshme, në rast se Parlamenti nuk zgjedh Presidentin e ri. Sipas përllogaritjeve të afateve të Kushtetutës, zgjedhjet e parakohshme zhvillohen po në datën 18 qershor por në këtë rast, jo sipas datës së dekretuar nga Presidenti, por të një date të stimuluar për shkak të moszgjidhjes së Presidenti nga Parlamenti aktual.

Hazizaj në një intervistë për gazetën “Shekulli” thotë se thelbi i zhvillimit të zgjedhjeve të  parakohshme është vendosja e afateve të reja në KQZ për regjistrimin e partive, të koalicioneve dhe procedurat e tjera ligjore që përfshijnë zhvillimin e zgjedhjeve. Sipas juristit Kushtetuta sot ka rënë, ndërsa thekson se situata është më e rënda që nga ’96.

Zoti Hazizaj ka filluar të diskutohet alternativa e zgjedhjeve të parakohshme për shkak se raundet për zgjedhjen e Presidentit kalojnë njëri pas tjetrit pa kandidat. A është e mundur të mbahen zgjedhje të parakohshme në një kohë që Presidenti ka dekretuar datën 18 qershor si ditën e zgjedhjeve?

Zgjedhjet e parakohshme, si koncept janë të barasvlershme me zgjedhjet e caktuara nga Presidenti, që janë në 18 qershor. Sipas përllogaritjeve të afateve sot dy muaj i bie të bëhen zgjedhjet. Çështja është se deputetët stimulojnë, shtyjnë afatet për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, me qëllimin që të fusin PD-në në zgjedhje dhe do të ndryshojnë afatet e regjistrimit. Sepse në 45 ditë nuk janë më këto afate regjistrimi, vendosen afate të tjera regjistrimi. Konsiderojnë 18 qershorin jo si ditë të përcaktuar nga Presidenti, por e konsiderojnë 18 qershorin si zgjedhje të parakohshme dhe rivendosen afatet të tjera kohore për regjistrimin e subjekteve, koalicioneve etj.

Që do të thotë, në mënyrë jo ligjore, jo kushtetuese, jo normale bashkohen dy data, një datë e përcaktuar për shkak të dekretit të Presidentit që e ka shpallur ditën e zgjedhjeve dhe një datë e imponuar, jo kushtetueshmërisht nga vetë Kuvendi ose nga vetë forcat politike, për t’i dhënë hapësirë edhe vetes por edhe “opozitës” për ta detyruar atë të futet në zgjedhje. Ky është gjithë thelbi. Kam përshtypjen se maxhoranca po e krijon vetiu këtë situatë, sot Kushtetuta ka rënë, në kuptimin e organizimit të zgjedhjeve dhe atë që parashikon Kodi Zgjedhor, në zbatim të Kushtetutës. Çdo lloj marrëveshje politike që bëhet midis subjekteve politike për zgjerimin e hapësirave për regjistrimin ose jo të aleancave etj, janë marrëveshje që janë përtej Kushtetutës.

Si e konsideroni kërkesën e PS-së dhe LSI-së për të shtyrë datën e regjistrimit të koalicioneve?

Detyra e politikës është respektimi i Kushtetutës sepse Kushtetua është produkti i saj, për sa kohë Kushtetuta pas 2008 është deformuar për shkak të interesave pragmatiste dhe arbitrare të politikës, sot nuk flasim më për pozitivistet në interesa, sot flasim vetëm për ruajtje të statuskuosë politike. Është e thjeshtë fare, ajo që ka ngelur e paprekur, edhe ajo po prek, nuk ka më. Sot nuk jemi në rrethin perimetrik të një situate ligjore, ne jemi i totalisht jashtë perimetrit të ligjit dhe të Kushtetutës dhe për sa kohë është kjo situatë,i vetmi produkt është kaosi kushtetues dhe ligjor, pse jo dhe institucional.

Çfarë pasojash krijojnë këto procedura?

Ajo çka konstatoj unë që nga 2008-ta dhe është se sot nuk kemi më një Kushtetutë, e cila garanton përfundimisht qytetarët dhe politikën brenda koriumit të së drejtës. Sa kohë thyhet Kushtetuta, në këtë vend ne jemi në një kaos konstitucional. Jemi në një kaos kushtetues që do të thotë, ne sot kemi institucione të pabëra, Gjykata Kushtetuese ka minus dy anëtarë, Gjykata e Lartë kanë kaluar mandatin, Gjykata e Krimeve të Rënda funksionon mbi një ligj të mëparshëm, sepse sot ka hyrë në fuqi një ligj tjetër, organet procedurale të hetimit, që shyqyr Gjykata Kushtetuese mori atë vendim të martën, që ktheu në funksion KLD dhe Këshillin e Prokurorisë provizorisht. Jemi në një kaos institucional për shkak të indiferentizmit të detyrimeve kushtetuese, qytetari është e fundit gjë që diskutohet.

Situata është e stimuluar, nuk është një situatë që vjen për shkak të një normaliteti qytetarë, për shkak të një nevoje qytetare, apo diçka që vjen në të mirë të qytetarëve, por është stimulim anakronik, konservator pse jo dhe arbitrar i situatave për të thyer Kushtetutën. Shqipëria në këto 25 vjet përpos zgjedhjeve të ’96 që ishte një kaos i vërtetë, është në të dytin rast në thyerje të hapur të të gjitha interesave që përfaqëson edhe ajo pak Kushtetutë që ka ngelur e padeformuar. Ne jemi në prag të shkatërrimit të institucioneve. Kjo është një nga situatat më të rënda që nga ‘96. Përkthimi i sjelljes politike arbitrare në sjellje qytetare, pasojat i di vetë politika më mirë.

Paraardhëse

Ligji zgjedhor/ Topi: Kjo është drama e Kushtetutës 2008

Pasardhëse

Kush s’do zgjedhje më 18 qershor do destabilitetin e vendit

Pasardhëse

Kush s’do zgjedhje më 18 qershor do destabilitetin e vendit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.