• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet e 25 Prillit: Rama cakton kandidatët në zonat elektorale, këta janë emrat në Elbasan, Lezhë dhe Kukës

8 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10.3k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur përfaqësuesit e PS për zgjedhjet e 25 Prillit në disa qarqe të vendit.

Çdo të hënë, në mbledhjen e shtabit elektoral bëhen bilance, ku objektivi është ruajtja e të gjitha mandateve që PS ka marrë në vitin 2017.Por në këto mbledhje janë bërë dhe lëvizje të deputetëve dhe ministrave nga zonat elektorale, duke bërë dhe një plan paraprak të listës së kandidatëve.

Kështu, disa ministre që nuk janë aktualisht anëtare të Parlamentit, janë ngarkuar nga Rama në disa zona të caktuara. E tillë, është Anila Denaj. Ministrja e Financave është dërguar për fushatë në qarkun Vlorë, ku edhe pritet të kandidojë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është përgjegjëse për Kombinatin, ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është dërguar për të bërë vota në njësinë 7 në Tiranë.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, pas një angazhimi në Durrës, është rikthyer në Tiranë ku i është lënë si detyrë njësia 4 në kryeqytet.

Në Elbasan, Taulant Balla ka projektuar si deputetë në zonë të sigurt, Eraldo Xhanin, këshilltarin e tij disa vjeçar, i cili po punon për vota në Librazhd, ndërsa në Përrenjas ka prezantuar si kandidata Valbona Hanën, vajzën e prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana.

Në Lezhë, krahas Mirditës që mbulon Lindita Nikolla, në krye të listës pritet të jetë për Lezhën Eduard Ndreca, një pedagog që mban postin e kryetarit të partisë, dhe për Lacin po projektohet drejtori jetëgjatë i metrologjisë, Petrit Rama.

Në Tropojë, PS do të guxojë me kandidimin e Ajlin Alfredaj. Ajo ka aplikuar tek portali i PS-së për të qënë deputete, dhe njihet për publikun si 29 vjecarja që është nënë e 7 fëmijëve.

Prurjet e reja në PS, si Lefter Koka dhe Nacip Naco do të jenë pjesë e listave socialiste.

Ndërsa disa opozitarë të rinj, aktualisht kanë marrë konfirmimin e Edi Ramës për të kandiduar në listat e PS, po jo në zonë të sigurt.

Nëse do të duhet të fitojnë, kryesocialisti i ka sfiduar duke i ftuar të mbledhin vota, të kalojnë pragun dhe ta thyejnë listën e socialistëve duke hyrë në zonën fituese.

QARKU ELBASAN

Erald Xhani – Librazhd

Albana Hana – Përrenjas

QARKU LEZHË

Lindita Nikolla – Mirëditë

Eduard Ndreca – Lezhë

Petrit Rama – Kurbin

QARKU KUKËS

Mimi Kodheli – ikën

Ajlin Alfredaj – Tropojë

Paraardhëse

Lëvizje e bujshme! Shakohoxha largohet përfundimisht nga drejtimi i “SuperSport”, kush është gazetari i njohur me 15 vite përvojë që e zëvendëson

Pasardhëse

“Rafale-t” francezë fluturojnë mbi Egje, mediat greke: Pamje që të lënë pa frymë

Pasardhëse

“Rafale-t” francezë fluturojnë mbi Egje, mediat greke: Pamje që të lënë pa frymë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.