• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, Mediu: Opozita duhet të ketë një kontratë të qartë me qytetarët (VIDEO)

5 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Republikane ka organizuar një takim të strukturave drejtuese në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Gjatë fjalës së tij, kreu i PR, Fatmir Mediu u ndal tek situata e pandemisë në vend. Mediu theksoi se kjo qeverisje nuk ka shërbyer asnjë ditë për qytetarët.

Kreu i PR ka shtuar se vendi është në një situatë të vështirë dhe duhet një rizgjim i klasës politike, koordinim dhe qëndrime të përbashkëta.

“Dua të falenderoj, që të gjithë, mjekët dhe personelin shëndetësor për mbështetjen dhe kontributin që kanë dhënë në shërbim të jetës së njerëzve duke marrë përsipër dhe një risk jashtëzakonisht të madh, për jetën e tyre.

Nga ana tjetër, shpreh sinqerisht dhimbje dhe ngushëllimin për të gjithë jetët e humbura jo vetëm në Shqipëri po kudo që janë. Dhe për familjarët e tyre dhe për ata që kanë vuajtur dhe vuajnë.

Tërmeti duket sikur shkundi shumë gjëra në shoqërinë tonë, por sidomos kalbëzimin e një qeverisje problematike. Një qeverisje e cila në asnjë ditë të vetme të saj për qytetarët dhe interesat e tyre.

Shqipëria është në një moment kombëtar të vështirë e cila kërkon një rizgjim të klasës politike shqiptare kudo që ndodhet. Koordinim dhe qëndrime të përbashkëta përballë disa sfidave të cilat janë shumë të veçanta dhe kanë ngritur shumë pikëpyetje në të ardhmen e rajonit po në mënyrë të veçantë shqiptarëve të rajonit për të qenë shqiptarë të bashkuar në Europën e bashkuar. Janë kërcënime që vijnë me ndryshimet gjeopolitike me rritjen e peshës, prezencës dhe angazhimit të Rusisë dhe të Kinës.

Probleme që kanë të bëjnë me qeverisje, ku nuk kemi më qeverisje demokratike por qeverisje të njerëzve të fortë, të lidhur me korrupsioni dhe me krimin. Ku shteti mbivendoset mbi qytetarët. Problemet që vijnë nga krimi dhe korrupsioni dhe devijimin e qëllimeve dhe boshtit që kemi pasur si shqiptarë: Integrimi Euro-Atlantik. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është vendosja e pushtetit mbi shtetin. Përballë gjithë këtë situatë kam bindjen që ndajmë të njëjtin qendrim që Rama nuk është pjesë e zgjidhjes. Rama është pjesë e problemit. Është vetë problemi”, tha ai.

Mediu theksoi më tej se opozita duhet patjetër të konceptojë ndryshe marrëdhënien e vet. Sipas tij opozita duhet të ketë një kontratë të qartë me qytetarët shqiptarë.

“Është momenti që opozita duhet patjetër të konceptojë ndryshe marrëdhënien e vet. Opozita nuk është opozitë që rend drejt pushtetit, por opozitë që ndërton shtetin. Dhe për ta bërë këtë opozita duhet të ketë një kontratë të qartë me qytetarët shqiptarë, për të treguar si do të ndërtojnë qeverisjen që buron nga vota e lirë e qytetareve.

Një qeverisje e cila vjen dhe bashkëpunon me qytetarët shqiptarë për interesat e qytetarëve shqiptarë. Pra një qeverisje gjithëpërfshirëse për të ardhur te elementi i dytë shumë i domosdoshëm që qeverisja nesër duhet të konsiderohet si qeverisja e njerëzve të aftë me integritet që i bashkohen opozitës dhe nuk është thjesht qeverisja dhe pushteti i lidershipit të opozitës”, tha Mediu.

VIDEO:

Paraardhëse

E fundit: Shpërthim i fuqishëm në Kosovë, dhjetra të plagosur

Pasardhëse

Paloka zbulon kur do dalin emrat e rinj të drejtuesve të PD-së në qarqe

Pasardhëse

Paloka zbulon kur do dalin emrat e rinj të drejtuesve të PD-së në qarqe

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.