• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhje lokale në tetor 2020? Nikoll Lesi zbulon prapaskenat e Edi Ramës: Ja kush e ka bindur

25 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazeta “Koha jonë” me botues Nikoll Lesin, në një artikull redaksional të saj, shkruan se Kryeministri Edi Rama mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme lokale, që do të mbahen në tetor 2020, duke iu referuar këshillave nga ekspertë vendas dhe të huaj.

Në artikull thuhet se këshilltarët vendas dhe të huaj e kanë bindur Kryeministrin Rama që në tetor të këtij viti të zhvillojë zgjedhjet vendore, të cilat i mori me 30 qershor 2019 si një parti komuniste, me një kandidat. Sipas artikullit, Rama do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme lokale, së pari për të testuar mbështetjen, por edhe për të prerë kokat në partinë e tij.

Artikulli i botuar në Koha Jonë: Burime shumë konfidenciale tregojnë se këshilltarët e tij dhe disa të huaj e kanë bindur kryeministrin Rama që në tetor të këtij viti të zhvillojë zgjedhjet vendore, të cilat i mori me 30 qershor 2019 si një parti komuniste, me një kandidat. Por Rama në këtë rast nuk ka hallin e demokracisë, pasi atë e ka shkatërruar dhe rrëzuar përtokë, duke e fundosur me rastin e Teatrit Kombëtar, por ai bluan tjetër hall. Ai do mandatin e tretë si kryeministër. Ai nuk duron dot që të humbë, ndonëse të gjitha sondazhet e çojnë në një humbje marramendëse, ku nuk kap as rezultatin më të dobët të PD, në vitin 2017.

Ndaj që të mos shkojë në zgjedhjet parlamentare të prill-maj 2021 (pasi zgjedhje nuk do ketë nga qershori deri në gusht) si daci në kos, po merr masa testimi në tetor të këtij viti ku do të zhvillojë zgjedhjet vendore. Me këtë rast edhe shfryn mllefin popullor me vendoret, që natyrisht do t’i humbasë, por edhe pret koka në Tiranë e në rrethet duke ia hedhur popullit socialist, dhe fërkon duart në Surrel për të korigjuar emra, kandidatura, politika, qeverinë për zgjedhjet politike në prill-maj 2021.

Më në fund duket se i kanë ardhur mendtë kryeministrit, që shumë herë fluturon me arrogancë e me presh në …! Edi Rama është i detyruar ta bëjë këtë skemë që të mos shkojë në zgjedhjet politike drejt e në gropë ku nuk e nxjerr më as Sandër Lleshi, as Spiropali, as Veliaj, as Agaçi etj, pasi të gjithë marrin arratinë për të shpëtuar veten. Historia politike e këtyre 30 viteve ka dhënë prova se ata gjoja më besnikët të braktisin të parët.

I pyetur nga Koha Jonë për këtë skemë të re të kryeministrit, ish-ministri Manjani thekson se Rama është i humbur, por nëse e bën këtë lëvizje (siç thotë “KOHA JONE”) atëherë kryeministri synon me djallëzi të arrijë këto objektiva: 1-Shfryn helmin e akumuluar me kokën e Erion Veliajt dhe të tjerëve. 2-Transferon përgjegjsinë duke prerë kokat e tyre. 3-Josh paksa opozitën. 4-Shikon më qartë realitetin se ku është para se të futet në zgjedhje politike. 5-Natyrisht merr masa drastike për zgjedhjet parlamentare. Këto sqarime dha Ylli Manjani.

Të njëjtat burime sqaruan se kryeministri do t’i shpallë zgjedhjet vendore, gjoja sikur po plotëson kërkesat e opozitës dhe disa ndërkombëtarëve, por në të vertetë ka hallin e karriges së tij.

Paraardhëse

Olta Gixhari e ka gjetur mënyrën se si të mos shtoj shumë peshë gjatë shtazënisë (FOTO)

Pasardhëse

“Bën si vajza e paprekur”, Olti Curri ‘i përvishet’ Fjoralba Ponarit, reagimi i saj i lë të gjithë pa fjalë

Pasardhëse

“Bën si vajza e paprekur”, Olti Curri ‘i përvishet’ Fjoralba Ponarit, reagimi i saj i lë të gjithë pa fjalë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.