• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zëri i Amerikës: Tensione të forta përpara Teatrit Kombëtar, policia tërheq zvarrë artistët

24 July, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Momente të forta tensioni u regjistruan që prej mëngjesit të sotëm përpara godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, ku pati përplasje mes forcave të policisë dhe një grupi artistësh dhe qytetarësh që kundërshtojnë projektin e qeverisë për të prishur godinën ekzistuese dhe ndërtimin aty, në kuadër të një kompleksi të madh pallatesh shumëkatëshe, dhe të një ndërtese të re moderne të Teatrit.

Gjithshka nisi kur pranë godinës së Teatrit u shfaqën forca të policisë së Rendit për të siguruar hyrjen e disa punonjësve të administratës të ngarkuar me procesin e invetarizimit të materialeve. Artistët dhe disa qytetarë të cilët e kishin kaluar natën në oborrin e Teatrit, tentuan dhe ata të hynin brenda “për të parë se çfarë po bënin aty punonjësit e administratës”. Përplasjet vijuan për një kohë të gjatë, ndërsa numri si i artistëve dhe qytetarëve protestuesë ashtu dhe i forcave të Rendit, të cilëve ju bashkua dhe policia Bashkiake, erdhi në rritje. Situata pati çaste të forta acarimi, kur policisë ju desh të largonte me forcë artistët që kërkonin të hynin në godinë. Aktori dhe regjisori i njohur Edmond Budina, tha se forcat e policisë e kishin “tërhequr zvarrë”.

Protestës para Teatrit iu bashkuan dhe përfaqësues të opozitës dhe më pas dhe kryetari demokrat Lulzim Basha. “Betejën po e bëjnë artistët dhe Aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet. Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës”, deklaroi zoti Basha, sipas të cilit projekti që synon prihjen e godinës aktuale dhe ndërtimin e një Teatri të ri “është një projekt grabitës. Ky është një projekt kriminal, me anë të cilit Edi Rama kërkon të grabisë miliona euro, bashkë me klientët e tij. Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milion euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës”.

Për situatën e krijuar ndërhyri dhe presidenti Ilir Meta. “Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme”, shkruajti Kreu I Shtetit në një postim në Facebook. “I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare. As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”, e mbylli postimin e tij zoti Meta, i cili sot do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar”.

Ndërsa situata erdhi duke u qetësuar, disa artistë dhe qytetarë mundën të hyjnë në godinën e Teatrit nga një prej dritareve anësore. Prej andej ata hapën nga brenda derën kryesore. Që nga ky moment policia nuk bëri më rezistencë dhe protestuesit hynë në mjediset e Teatrit, duke qëndruar në sallën e shfaqjeve. Bashkë me ta, aty po qëndron dhe kryetari demokrat Basha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Debati për Teatrin ka nisur që prej fillimit të vitit të shkuar, kur qeveria bëri të njohur projektin për shembjen e tij dhë ndërtimin e një godine të re, pas së cilës qëndron një projekt i paracaktuar për një kompleks ndërtimesh shumëkatëshe që do të ngrihen nga kompania private “Fusha”. Qeveria ka këmbëngulur gjatë gjithë kohës se projekti ka qenë një ofertë e pakërkuar e kompanisë “Fusha”, me pretendimin se ajo ka një pjesë të pronësisë mbi truallin, ndonëse jo më shumë se tre përqind. Por faktet kanë dëshmuar se ajo ka qenë një ofertë e koordinuar më parë me qeverinë e cila fillimisht paraqiti një ligj të posaçëm i cili u kritikua dhe nga Komisioni europian, për shkak se proejkti shmangte një garë të hapur. Socialistët bënë më pas ndryshime në ligj, duke vendosur hapjen e një gare, por e gjitha duket të jetë vetëm në letër, pasi asnjë konkurrent tjetër nuk plotëson të paktën kushtin që të marrë miratimin e të gjithë pronarëve të truallit, pasi i duhet të marrë leje dhe nga kompania Fusha.

Paraardhëse

Vazhdojnë përplasjet te Teatri Kombëtar, qytetarët mësyjnë nga dritaret (FOTO)

Pasardhëse

Zbardhet kërkesa e Metës, cilat janë shkeljet që i referohet Presidenti

Pasardhëse

Zbardhet kërkesa e Metës, cilat janë shkeljet që i referohet Presidenti

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.