• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zëri i Amerikës: Përplasja për Kushtetuesen, presidenti Meta kërkesë ‘Venecias’

24 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë të gjatë Komisionit të Venecias, në kundërpërgjigje të lëvizjes së bërë nga shumica për të kërkuar nga ky organizëm ekspertësh ndërkombëtarë, interpretim mbi situatën e krijuar nëntorin e vitit të kaluar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa nis me një letër drejtuar presidentit të Komisionit Gianni Buquicchio, me vlerësime kryesisht të natyrës politike.

“Në mungesë, prej më shumë se dy vjetësh të Gjykatës Kushtetuese, në mungesë të Gjykatës së Lartë, në kushtet e një krize sui generis të përfaqësimit ku Qeveria, Kuvendi, të gjitha Bashkitë dhe Këshillat Bashkiakë janë në duart e një force të vetme politike, ashtu si dhe pjesa dërrmuese e 2 organeve të pavarura emëruar nga kjo forcë politike, duke sjellë çekuilibrim të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, vendi ndodhet përpara rrezikut të kapjes totale të shtetit. Ky kontekst shoqëruar me zbatimin e njëanshëm, antikushtetues dhe në shkelje flagrante të rekomandimeve të Komisionit të Venecias mbi reformën në drejtësi, po zhyt gjithmonë e më shumë vendin në paligjshmëri, antikushtetuetshmëri, dhe drejt autokracisë”, – shkruan zoti Meta.

Ai vijon më tej duke u shprehur se “është për të ardhur keq që institucioni kryesor i keqzbatimit të reformës në drejtësi është pikërisht Kuvendi, tashmë mono-partiak. Kjo qasje e njëanshme imponuese dhe jobashkëpunuese e Kuvendit u ndoq edhe me nisjen e procesit të ringritjes së Gjykatës Kushtetuese, duke tentuar rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe si pasojë kapjen edhe të institucionit më të lartë të drejtësisë”.

Përplasja mes palëve nisi, pasi presidenti Ilir Meta vendosi që të mos zgjidhte një nga kandidatët që përkisnin vakancës që duhej plotësuar nga Kreu i Shtetit duke arsyetuar se sipas tij, ai kishte plotësuar tanimë një vakancë dhe duhej të ishte parlamenti që të vijonte me përzgjedhjen e një kandidati nga listat e tij. Sipas shumicës, presidenti nuk respektoi afatin 30 ditor që parashikon ligji, e për pasojë, kandidatja që renditej e para në listën e e vakancës që tij, Arta Vorpsi quhej automatikisht e emëruar. Parlamenti vijoi me zgjedhjen e dy kandidatëve, ndërkohë që zoti Meta, dekretoi më pas nga lista e tij Marsida Xhaferllarin e cila u ftua të bënte betimin, së bashku me dy kandidatet e zgjedhura nga parlamenti.

Zoti Meta foli për një përpjekje nga ana e shumicës për t’i marrë atij kompetencat dhe nisi një betejë të ashpër kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, i cilësuar prej tij si shkaktari i situatës së krijuar dhe si një njeri që kishte punuar për llogari të shumicës në pushtet.

E gjithë kjo situatë si dhe vendimi i mëtejshëm i Komisionit Hetimor të parlamentit, i ngritur për shkarkimin e presidentit, për të zgjeruar objektin e punës së tij, jo vetëm me rastin e dekretit për anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por dhe me rastin e emërimeve në Gjykatën Kushtetues, përbën lëndën e parë të kërkesës prej më shumë se 40 faqesh që zoti Meta i ka drejtuar Komisionit të Venecias.

Presidenti vlerëson se parlamenti i ka zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke patur vetëm 1 kandidat, pra në kundërshtim me përcaktimin kushtetues, pasi kërkohet që të jenë të paktën tre kandidatura. Nga ana e tij dhe vetë zoti Meta, duke emëruar zonjën Xhaferllari, nuk pati mundësi zgjedhjeje mes 3 kandidaturave por vetm 2. Por ai vlerëson se “në rastin konkret, pasja e 2 (dy) alternativave garantonte thelbin e të drejtës së zgjedhjes dhe se fryma e Kushtetutës ruhej”.

Zoti Meta i është drejtuar më pas Komisionit, me një numër të madh pyetjesh për shumë aspekte, që nga Zgjerimi i objektit të Komisionit Hetimor nga Parlamenti; Procedurat e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga parlamenti; Roli i presidentit në rastin e emërimeve; Roli i parlamentit dhe veprimet e tij në emërimet e kandidatëve dhe së fundi Aktiviteti i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Janë të paktën në total 38 pyetje për të cilat zoti Meta ka kërkuar një shpjegim nga Komisioni i Venecias, ekspertët e të cilit pritet të mbërrijnë në Tiranë në mesin e muajit të ardhshëm, pikërisht për këtë debat mes palëve.

Kur në nëntorin e shkuar, përfaqësuesë të komunitetit ndërkombëtarë, e sidomos të Shteteve të Bashkuara sugjeruan përfshirjen e Komisionit të Venecias, për zgjidhjen e kësaj përplasjeje të re, zoti Meta reagoi me tone shumë të ashpra, duke i akuzuar ata se për kërkojnë të shpëtojnë kreun e KED-së Dvoranin e duke deklaruar se “Nuk ka më shtet të ambasadave por vetëm Shtet të së drejtës”./voa

Paraardhëse

Masa në aeroportin e Rinasit kundër virusit, 25 shtetas kinezë i nënshtrohen kontrollit

Pasardhëse

Rudina Hajdari bën kërkesën e rëndësishme në mes të Komisionit: Të pranojmë përgjegjësitë tona politike

Pasardhëse

Rudina Hajdari bën kërkesën e rëndësishme në mes të Komisionit: Të pranojmë përgjegjësitë tona politike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.