• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Zëri i Amerikës”: Ja pse fitoi Benet Beci në Shkodër

16 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.5k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zgjedhjet vendore të së dielës shënuan një humbje të thellë për grupimin opozitar “Bashkë Fitojmë” edhe në Bashkinë e Shkodrës. Që nga viti 1991, kur në Shqipëri u vendos pluralizmi politik, kjo është hera e parë që socialistët fitojnë Bashkinë e Shkodrës, bashki kjo e cilësuar nga demokratët si bastioni kryesor i tyre.

Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci ka arritur të fitojë ndaj rivalit të tij të grupimit opozitar “Bashkë Fitojmë”, kryetarit aktual të bashkisë, Bardh Spahia, me një diferencë të madhe prej gati 12 mijë votash, duke e çuar fitoren e socialistëve në mbi 60 përqind të pjesëmarrjes në zgjedhje.

Sot, kur po numëroheshin kutitë e fundit të fletëve të votimit, kandidati Beci përshëndeti mbështetësit e tij duke njoftuar fitore.

“Fillojmë një punë të jashtëzakonshme për Shkodrën. Ashtu siç kemi thënë, do t’i fillojmë shumë shpejt. Do ta bëjmë Shkodrën qendër të rajonit, për të cilën do të jemi krenar. Kështu që, faleminderit të gjithëve. Vazhdoni punën dhe e mbyllim gjithë këtë proces me qetësi”, deklaroi ai.

Ndërsa kandidati i grupimit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, i cili është edhe kryetari aktual i Bashkisë së Shkodrës, përmes një mesazhi në facebook, ndonëse nuk kundërshton humbjen, shprehet se “Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohërave më të errëta”.

Por, ndryshe nga kandidati Spahia, kandidati për bashkinë Vau-Dejës, Zef Hila, i po të njëjtit grupim opozitar “Bashkë Fitojmë”, u bë i pari kandidat i opozitës në Shqipëri që pranoi humbjen, duke vlerësuar procesin e votimit dhe duke uruar për fitoren rivalin e tij socialist, Kristian Shkrelin.

“Normalisht, dikush do të fitojë. Unë të uroj me gjithë shpirt. Fushata ka qenë e qetë, numërimi shkoj shumë, shumë normal dhe normal njëri do të fitojë. Ndaj të shkoftë mbarë”.

Fitorja e socialistëve në Shkodër i kushtohet më së shumti kandidatit Benet Beci, i cili zhvilloi një fushatë teknike, duke paraqitur para zgjedhësve projekte konkrete zhvillimore për Shkodrën, ndërkohë që kryetari i bashkisë, që kandidoi për një mandat të dytë, Bardh Spahia, u përqëndrua kryesisht në një fushatë politike, me akuza për qeverisjen qendrore./ VOA

Paraardhëse

Sekuestrohen 2 armë zjarri në Shkodër, shpallet në kërkim 59-vjeçari, zbardhen dyshimet e para

Pasardhëse

Berisha humb edhe vendlindjen, ja si ndahen votat për këshillin bashkiak të Tropojës

Pasardhëse

Berisha humb edhe vendlindjen, ja si ndahen votat për këshillin bashkiak të Tropojës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.