• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zëri i Amerikës: Deklarata e Xhaçkës e paprecedentë, mori kompetencat e DASH

13 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se emërimet nëDrejtësi nuk duhet të shënojnë kthim në të shkuarën, por të orientohen drejt së ardhmes.

Deklarata e bërë gjatë një aktiviteti të Këshillit të Lartë Gyqësor, vjen pak ditë përpara se Këshilli i Lartë i Drejtësisë të zgjedhë kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, një proces për të cilin ajo ka folur dhe më herët, duke theksuar se nuk duhet të jetë i manipuluar.

Në prani të përfaqësuesve të institucioneve kryesore të Drejtësisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu dhe një herë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Reformës në Drejtësi.

Ndërsa vlerësoi rezultatet e arritura, ajo nënvizoi se nuk është koha për të thënë se është e mjaftueshëm. “Tani është koha për të shtyrë përpara”, theksoi ambasadorja duke i mëshuar vazhdimit të punës për të ulur ndjeshëm numrin e cështjeve të prapambetura apo dhe plotësimit me të gjithë anëtarët e saj, Gjykatën e Lartë.

Për ambasadoren amerikane vendimet e institucioneve të Drejtësisë nuk duhet të çojnë në një kthim në të shkuarën: “Le të sigurohemi që vendimet që merren se kush do të jetë drejtues i këtij apo atij institucioni, kush bëhet prokuror, kush është aty, kush bëhet gjyqtar, kush vetohet, kush jo, si dalin vendimet – le të sigurohemi që ato vendime që marrim, të na drejtojnë drejt së ardhmes, që të mos na mbajnë në vend, të mos na çojnë pas. Nuk mund të kthehemi prapa”.

Komenti i saj tingëllon haptazi si një këmbanë që bie përpara përzgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Aq më tepër që, kur sapo ishte mbyllur afati i paraqitjes së kandidaturave, përmes një postimi në Tëitter ambasadorja Kim la të kuptohej për përpjekje të mundshme për ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm.

Procesi “duhet të jetë i pa manipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë”, vuri në dukje ajo.

Në garë janë tre prokurorë, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Këta dy të fundit ishin pjesë dhe e garës së zhvilluar 3 vjet më parë kur u zgjodh zoti Arben Kraja.

Ambasadorja Kim është një njohëse e mirë e çështjeve të drejtësisë, duke qenë se qenë se temat e lidhura me Reformën kanë dominuar një pjesë të mirë të axhendës së saj që kur erdhi në Shqipëri.

“Jam këtu prej tre vitesh tashmë dhe do jem edhe për pak më gjatë”, tha ajo.

Një fjali, e cila qartazi dukej një kundërpërgjigje ndaj një njoftimi të pazakontë të shpërndarë javën e shkuar nga ministria e Jashtme shqiptare.

Në thyerje të çdo praktike diplomatike, ministria mori kompetencat e një vendi tjetër, duke bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kishin nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Kim, e cila është në përmbyllje të mandatit të saj.

Ende nuk ka asnjë shpjegim nga ministria për një veprim të tillë, i nxitur me gjasë nga humoret e brendshme politike, por që prek marrëdhëniet me atë që qeveria vetë, e konsideron si partnerin kryesor të Shqipërisë./VOA

Paraardhëse

“Kurseni energji”, deputeti demokrat i përgjigjet Ballukut: Miliona llampa dekorative ndriçojnë natë e ditë, shqiptarët të ngrohen me batanije

Pasardhëse

Escobar, pas takimit me Kurtin: E bëra shumë të qartë, e presim implementimin e Asociacionit

Pasardhëse

Escobar, pas takimit me Kurtin: E bëra shumë të qartë, e presim implementimin e Asociacionit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.