• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk konsumoni mjaftueshëm fibra

3 September, 2021
në Shëndet
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fibrat vijnë në një larmi formash, por zakonisht ato kategorizohen në dy lloje: të tretshme dhe të patretshme. Edhe pse fibrat nuk janë lëndë ushqyese, përfitimet që mund të merrni prej tyre janë të domosdoshme për shëndetin. Një regjim ushqimor i pasur me fibra, mund të ndihmojë duke parandaluar probleme të ndryshme shëndetësore. Por se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ju nuk konsumoni mjaftueshëm fibra, ju ftojmë ta zbuloni më poshtë.

Mund të shtoni në peshë

Një nga përfitimet kryesore nga fibrat është aftësia e tyre për t’ju ngopur. Fibrat e patretshme ju ndihmojnë të ngopeni më shpejt duke zënë hapësirë të konsiderueshme në stomakun tuaj. Ndërsa fibrat e tretshme ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, duke ngadalësuar kështu procesin e largimit të ushqimit të tretur nga stomaku. Fibrat zakonisht gjenden në ushqime që përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe pak kalori.

Kurse ushqimet e përpunuara që kanë mangësi fibrash, nuk përmbajën lëndë ushqyese dhe kanë shumë kalori. Prandaj, një regjim ushqimor në të cilin nuk përfshihen mjaftueshëm fibra, me shumë mundësi ka më shumë kalori. Dhe siç e dimë kaloritë ndikojnë në shtimin e peshës trupore.

Nivelet e kolesterolit mund të rriten

Një regjim ushqimor që përmban shumë fibra mund të ulë nivelet e kolesterolit të lartë, duke ju mbrojtur nga sëmundjet e zemrës. Kur nuk konsumoni mjaftueshm fibra, veçanërisht nëse konsumoni shumë mish dhe produkte qumështi me yndyrë të plotë, rrezikoni rritjen e kolesterolit në gjak.

Mund të keni probleme me kapsllëkun

Fibrat e patretshme mbështesin shëndetin e sistemit tretës, duke pastruar zorrët tuaja në mënyrë të plotë dhe efikase. Nëse nuk merrni mjaftueshëm fibra të patretshme, ju do të jeni më të ndjeshëm ndaj kapsllëkut. Dhe kapsllëku i përsëritur, rrit rrezikun për tu prekur nga hemorroidet dhe sëmundjen divertikulare.

Cila eshtë sasia e rekomanduar e marrjes së fibrave?

Sasia e fibrave që trupi juaj ka nevojë lidhet drejtpërdrejt me marrjen mesatare të kalorive. Pra, për çdo 1.000 kalori që konsumoni, rekomandohet që të merrni 14 gramë fibra. Për shumicën e burrave dhe grave deri në moshën 50 vjeç, kjo arrin përkatësisht në rreth 38 gramë dhe 25 gramë fibra. Ndërsa burrat dhe gratë e moshuara kanë nevojë për përkatësisht vetëm 30 gramë dhe 21 gramë.

Ushqimet që ofrojnë të paktën 2.5 gram fibra për racion, kualifikohen si burime të mira të fibrave. Dhe ato që japin të paktën 5 gram për racion konsiderohen burime të shkëlqyera. Pothuajse të gjitha frutat, perimet, drithërat, arrat, farat dhe burimet e tjera natyrore të fibrave, përmbajnë sasi të konsiderueshme të secilit lloj.

Paraardhëse

Zëri i Amerikës tregon shtetin që kërkon të marrë rolin e ndërmjetësit me talebanët

Pasardhëse

Publikohet videoja: Vuçiç, Rama dhe Zaev festojnë me verë për “Ballkanin e Hapur” (VIDEO)

Pasardhëse

Publikohet videoja: Vuçiç, Rama dhe Zaev festojnë me verë për “Ballkanin e Hapur” (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.