• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Zbulohet strategjia e PS për “shkrirjen e plotë” të LSI, në zgjedhjet vendore do të …

9 January, 2018
në Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste duket se e ka marrë seriozisht premtimin për të shkrirë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste u bë e ditur se fokusi i Partisë Socialiste për këtë viti do jetë nisja e fushatës për zgjedhjet vendore të 2019, si dhe eliminimi i LSI nga jeta politike, ndërkohë që gazeta ka mësuar të tjera detaje nga plani i PS.

Fillimisht, socialistët do të nisin fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, ku vëmendja kryesore do të përqendrohet tek bashkitë e drejtuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe bastionet e kësaj partie. Partia Socialiste në këto zona do të nxjerrë në terren njerëzit e saj për të bindur militantët e LSI, me qëllimin kryesore kthimin në PS.

Ndërsa një tjetër strategji që do të ndjekin socialistët kundrejt joshjes së militantëve të LSI është se do t’i bindin këta të fundit se kjo parti jo vetëm që është parti e mosmbajtjes së premtimeve, por nga ana tjetër kjo forcë politike nuk vjen kurrë në pushtet. Gjithashtu interesant është fakti se Partia Socialiste për të shkuar e qetë drejtë fitores së zgjedhjeve vendore, do të përdorë edhe një tjetër strategji siç është nisja e “gjuetisë”për identifikimin e tradhtarëve brenda saj. Gjatë Asamblesë Kombëtare, Balla zbuloi se një anëtar i PS kishte punuar kundër partisë në zgjedhjet në Kavajë, ndërkohë që ndaj tij u mor edhe masa e përjashtmit.

Kështu që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me të gjithë ata persona që gjatë kësaj kohe identifikohen si tradhtar në PS, duke u përjashtuar. Si duket përveçse marrjes së elektoratit të LSI, veprimi i cili natyrshëm e zhduk këtë parti, PS ka si qëllim edhe pastrimin e partisë nga tradhtarët. Pra këto strategji të ndjekura nga Partia Socialiste do t’i jepnin kësaj partie një fitore spektakolare në zgjedhjet vendore, ç’ka do jenë edhe vendimtare për ato parlamentare të vitit 2021, ku me shumë gjasa PS do të jetë triumfatore. Megjithatë, gjatë këtyre ditëve pritet që kryeministri Edi Rama tu dërgojë një udhëzimi krerëve të degëve për strategjinë që do ndiqet nga socialistët për zgjedhjet vendore dhe për mënyrën se si do të bindin militantët e LSI për t’i afruar në PS.

Zgjedhjet vendore dhe në PS

Suksesi i Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të 2019 lidhet ngushtë edhe me një tjetër strategji që kjo parti duhet të ndjekë, siç janë zgjedhjet për krerët e PS jo vetëm në ato zona ku kjo forcë politike doli humbëse por edhe në zona të tjera. Pra përgjegjësinë për zgjedhjet vendore do ta kenë krerët e PS.

Kështu, mësohet se 90% e kryetarëve të PS të sapozgjedhur do të menaxhojnë procesin e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor të vitit 2019 në një QV, 9 përqind e tyre në dy QV, bazë e fraksion, kurse në 1% do të jenë më shumë se një OS për një QV. Ndërkohë që sa i takon ecurisë së nisur së zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste në disa zona si Përmeti është zgjedhur drejtuesi i ri, ndërsa pritet që brenda këtyre dy muajve të përfundojë procesi edhe në 12 zona si Elbasani, Peqini, apo Skrapari.

Po ashtu mësohet se u është kërkuar të gjithë krerëve të PS që janë të dy punësuar, brenda dy muajve duhet të zgjedhin nëse do jenë drejtues partie apo në vend tjetër. Bëhet fjalë për kryetarët e PS në bashkitë Shkodër, Mirditë, Krujë, Ura Vajgurore, Fier, Roskovec, Delvinë. Gjithashtu gjatë kësaj kohe paralelisht me fushatën vendore dhe zgjedhjet në parti, PS duhet të dixhitalizojë regjistrin e anëtarësisë, ku brenda këtij duhet të ketë shtim anëtarësh, ndërsa pjesëmarrja e grave duhet të dominojë./Sot

Paraardhëse

Ligji i ri që i ndalon Haki Çakos rikthimin në polici

Pasardhëse

Shqiptari vrau dy gra në Zvicër, zbulohen detaje të reja /Foto

Pasardhëse

Shqiptari vrau dy gra në Zvicër, zbulohen detaje të reja /Foto

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.