• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohet skenari, ja dy politikanët që i’a “kurdisën” Ramushit

20 July, 2019
në Aktualitet, Kosovë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas vendimit të Ramush Haradinajt për dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit, ish deputeti i Kosovës, Adem Salihaj, thotë se ishin pikërisht Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që ia përsëritën skenarin e mëhershëm Haradinajt për të u dërguar në Hagë.

Salihaj përmes një postimi në Facebook, shprehet se, kjo qeveri ishte në prag të rënies, pasi parlamenti ishte i bllokuar dhe u shkelën ligjet dhe kushtetuta.

Edhe pas kësaj ngjarje Salihaj jep lajmin e mirë, e kjo është shkuarja në zgjedhje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja nuk duhet t’i bëjnë gabimet e së kaluarës, duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxirret Kosova nga humnera ku e kanë hedhur këta”, shkruan Salihaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai i quan zëra të SHIK-ut dhe PDK-së ata që thonë se LDK dhe LVV duhet të shkojën ndaras në zgjedhje, sipas tij, koalicioni parazgjedhor LDK-LVV do të krijonte eufori për fitore.

Ja postimi i plotë:

“Po përsëritën skenarët e mëhershëm, Ramushi sërish dërgohet në Hagë me skenar të përbashkët të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Gjithsesi, kjo qeveri ishte në prag të rënjes, parlamenti ishte i bllokuar që nga fillimi, u shkelën ligjet dhe kushtetuta, asnjëherë Kosova nuk ishte në gjendja kaqë të keqe.

Lajmi i mirë është se Kosova do të shkojë në zgjedhje. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja nuk duhet t’i bëjnë gabimet e së kaluarës, duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxirret Kosova nga humnera ku e kanë hedhur këta.

Zërat se LDK dhe VV duhet te shkojnë në zgjedhje ndaras, janë zëra të porositur dhe koordinuar nga SHIK-u dhe PDK-ja. Koalicioni parazgjedhor LDK-VV do të krijonte eufori për fitore dhe do të krijonte mundësi të mëdha që qeveria të krijohet nga një shumicë shqiptare e të mos varet nga votat e serbëve të dirigjuar nga Beogradi”.

Paraardhëse

Studenti e pyet: “Përse njerëzit, të tjerë duan por me të tjerë martohen?” Profesori i jep përgjigjen e jetës

Pasardhëse

Kush e hëngri e hëngri, ja çfarë është realisht mania FaceApp

Pasardhëse

Kush e hëngri e hëngri, ja çfarë është realisht mania FaceApp

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.