• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Zbulohet pronari i “Gulf”, kush është gjeorgjiani që mashtroi shqiptarët

23 April, 2018
në Ekonomi
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas kompanisë offshore që zotëronte “Gulf” në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua ndërsa udhëtonte në Shqipëri. Prokuroria shpalli në kërkim bashkë me Albano Aliko dhe administratorin e fundit të kompanisë që mashtroi shqiptarët me gati 5 milionë euro.

Pas kompanisë guackë, që zotëron shoqërinë “Gulf” në Shqipëri qëndrojnë njerëz të akuzuar për pastrim parash. Top Channel ka arritur zbulojë pronarët e kompanisë offshore, të regjistruar në Delaware të SHBA-ve.

Po ashtu ka publikuar dokumentin që tregon se pronari i “Universal Energy group”, e cila zotëron “Sun Petroleum” dhe “Gulf” në Shqipëri, është Aleksandre Gogokhia, një shtetas gjeorgjian i përfshirë në pastrim parash.

Emri i Gogokhias u bë i njohur në vitin 2013 gjatë skandalit të korrupsionit, që çoi në arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë te Tbilistit Giorgi Ugulava. Sipas prokurorisë gjeorgjiane ish-kryetari i bashkisë dhe Gogokhia kanë pastruar përmes kompanive offshore mbi 1.5 milionë dollarë para krimi, përmes të cilave kanë financuar fushatën e partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare në Gjeorgji.

Por hetimet e mëvonshme do të zbulonin të tjera detaje, të cilat përfshijnë edhe Shqipërinë. Sipas prokurorëve gjeorgjianë Gogokhia ka qenë një nga ortakët kryesorë në biznes të ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes Davit Kezerashvili. Ky i fundit u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash në aeroportin e Parisit, në momentin që po nisej për të udhëtuar pikërisht drejt Shqipërisë.

Sipas autoriteteve gjeorgjiane, Gogokhia ka menaxhuar bizneset e ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes Kezerazhvili edhe pas arrestimit të tij. Ardhja e “Gulf” në tregun shqiptar përkon pikërisht në këtë kohë.

Dokumentet zyrtarë në QKR, tregojnë se kompania “Sun Petroleum Albania” është themeluar në 12 shtator të vitit 2013, kur në Shqipëri kishte ndodhur rotacioni politik dhe sa po formohej qeveria e re. Vetëm një muaj pas themelimit të “Sun Petroleum”, saktësisht në tetor të vitit 2013 ish-ministri gjeorgjian i Mbrojtjes Kezerazhvili tentoi të vinte në Tiranë, por u arrestua në aeroportin e Parisit.

Arsyet e udhëtimit nuk u zbuluan asnjëherë, por ngjarja bëri jo pak bujë në media. Tashmë “Gulf” është vënë nën hetim nga Prokuroria shqiptare, për mashtrim me pasoja të rënda.

Por mbetet për t’u parë nëse hetimet do të përfshijnë edhe kompaninë guackë në “Delaware” si dhe a do të zgjerohen edhe në pista të tjera si ajo e pastrimit të parave?!

Paraardhëse

Hapja e negociatave, Rama takohet me Merkel

Pasardhëse

Grabitën 100 milionë, e zonja e shtëpisë: E motra e autorit na mbeti në derë…

Pasardhëse

Grabitën 100 milionë, e zonja e shtëpisë: E motra e autorit na mbeti në derë...

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.