• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohet pasuria e grabitësit që humbi jetën në Rinas, Prokuroria kërkon sekuestrimin

12 April, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave të Admir Muratajt dhe familjareve te tij. Shtetasit Admir Murataj, Aleksandër Murataj si dhe familjarët e tyre janë subjekte për kryerjen e verifikimeve pasurore.

Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.

Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme: BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj; Fouristradë Mercedes Benz; Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj; DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj; DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj; Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj; Volkswagen Tiguan; Land Rover Defender sekuestruar Cen Murataj; Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme.

Konform ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, ndryshuar me ligjin 70/2017 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe Trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, plotësojnë kriteret e zbatiumit të nenit 3 pika 1, “a”, pasi shtetasit Aleksandër Murataj, dhe Admir Nikaj (Murataj), jane dërguar për gjykim nga për kryerjen e veprave penale të “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nënet 136/2, 28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe ndaj tyre dhe familjarëve të tyrë janë identifikuar pasuri të cilat zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, është e nevoshme aplikimi i masave parandaluese ndaj pasurisë.

Në interpretim dhe zbatim të nenit 11 të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 24/2014” konstatohet se plotësohen njëkohësisht dy kriteret e përgjithshme që kanë të bëjnë me: 1. Ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në indicie që tregojnë se personat mund të jenë përfshirë në veprimtari kriminale; 2. Zotërimi i pasurive apo të ardhurave, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre; si dhe të paktën njërit prej kritereve të veçanta, të parashikuara në pikat “a” dhe “b” të këtij neni.

Në rastin konkret plotësohet pika a e këtij neni, pra ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji, pasi nëse subjekti i dyshuar “pronar” Aleksandër (Shpëtim) Murataj, Admir Murataj (Nikaj), apo personi i lidhur Can Murataj mund të kryejnë veprime juridike për tjetërsimin e pasurisë së identifikuar në emër të tyre.

Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:

Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD; Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë; Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë;
Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë; Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000; Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO; Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt; BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj; Fuoristradë Mercedes Benz; Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj; DODGE sekuestruar shtetasit Cen Murataj; DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Cen Murataj; Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj; Volkswagen Tiguan; Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Cen Murataj; Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

Ndaj pasuritë e identifikuara të shtetasve Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre duhet t’i nënshtrohen sekuestros, bazuar në nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.

Paraardhëse

E bujshme, Interi kërkon Granit Xhakën

Pasardhëse

“Digjet” LSI e Metës dhe Monikës, zëvendësohen të gjithë deputetët e saj në Kuvend

Pasardhëse

“Digjet” LSI e Metës dhe Monikës, zëvendësohen të gjithë deputetët e saj në Kuvend

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.