• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Zbulohet paditësi i juristit Romeo Kara dhe tutori që e “trimëroi”!

1 December, 2017
në Politikë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Romeo Karaj më në fund e zbuloi paditësin, megjithëse gjyqtarja Shefikije Demiraj, i kishte njoftuar se ishe marrë i pandehur sipas një kallëzimi penal të bërë nga “askushi”, për shpifje. Një skandal përtej kufijëve të guximit dhe brenda kufijëve të marrëzisë.

Është Shkëlzen Berisha paditësi i juristit Romeo Kara, të cili e akuzon për shpifje dhe kallëzim të rremë për padin ndaj tij dhe Nuel Kalajt, në skandalin e aferës DIA-CEZ.

 
Në fakt skandali nuk përfshin Zenin, sepse çdo njeri do t’i lindte e drejta të ankohej kur akuzohet për diçka, pavarësisht nëse ka kryer apo jo një vepër penale apo civile, që i krijon dëm moral apo material. Padia e Zenit, është “e drejtë” e tij të mbroj veten, duke përdorur Prokurori dhe Gjykata.

Ndaj me Zenin nuk ka punë askush, sepse ka bërë atë që do të bënte cilido që ka një “carta bianca” në xhep, për pastërtinë e tij. Skandali është një njollë e zezë e prokurorisë me prokurorin më të papërgjegjshëm që ka patur ky vend, Adriatik Llalla.

Kërkesa e pa precedent ndaj gjykatës për të mbyllur hetimin e një komisioni hetimor parlamentar, për një aferë qindra miliona dollarësh, është një marrëzi që duhet ndëshkuar. 

Të kërkosh, që një hetim të pezullohet, sepse të dhënat dhe provat e mbledhura e paraqitura nga një komisioni hetimor parlamentar, i përbërë nga jurist, nuk përmbushin elementë të një vepre penale, kur nuk ke marrë asnjë dëshmi nga të akuzuarit Sali Berisha, Genc Ruli, Nuel Kalaj, Jozef Hajsek, Shkëlzen Berisha, e të tjerë, duhet të jesh vërtet i guximshëm, për fatin që të pret.

Por Llallës, siç duket dikush i’a ka garantuar “azilin”, nga Gjermania në Kanada, si Vishos në 97-ën. Nuk mendojmë, se një prokurorë, edhe sikur të ishte kryetar fisi në vendin e “Zuluve”, prapë s’do të guxonte të vendoste si gjykatës.

Ndaj Zeni nuk është fajtor. Atij i’a dha pafajësin prokuroria, duke kërkuar mbylljen e hetimit dhe mos dërgimin për gjykim të dosjes voluminoze të komisionit hetimor.

Kallëzimi i Kara, ka po ato fakte dhe prova, që ai si dëshmitarë i mbrojtur, ka depozituar edhe në komisionin hetimor. Ndaj padia e tij pas rënies së akuzave të komisinit hetimor është “analoge”, pra bie.

Zeni, i këshilluar nga juristë që gëlojnë në zyrat e Argitës dhe Flutura Kolës, i dolën të keqes përpara: Padi për të frikësuar juristin Romeo Kara, me ndihmë e gjyqtares Shefkie Demiraj, një mikesh me njolla të errta në dosjet që ka gjykuar, që nga ajo e Gërdecit e deri tek lirimi i  pedofilit vrasës.

Nuk është se padia e Zenit do sjellë ndonjë ndryshim ndaj sjelljes së paditësit Romeo Kara, por vetëm se do i japi një material më shumë Byrosë së Hetimit dhe organeve të vettingut, që duhet të kontrollojnë me “sitë mielli” sjelljen e prokurorisë.

I kontaktuar nga redaksia e gazetës Tellalli.al, zoti Kara deklaroi: “Mbrojtja e Llallës dhe këshillat që ka marrë Zeni për të më paditur, janë një provë më shumë, se ai është një nga përfituesit kryesor të milionave të aferës DIA-CEZ.”

Unë rrezikoi gjobën, nëse do të ketë Zeni, në prokurori dhe gjykata Llalla, Fusha dhe Shefkije. Kurse ato rrezikojnë burgun e gjatë, nëse vettingu është i vërtetë!/Tellalli.al

Paraardhëse

Hidhet shorti i Kupës së Botës, ja 8 grupet për “Rusi 2018″

Pasardhëse

Ku ta çojmë Leninin?

Pasardhëse

Ku ta çojmë Leninin?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.