• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohet letra e gruas që u gjet e vdekur në tualetin e mobilerisë

22 April, 2016
në Aktualitet
0
Zbulohet letra
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gruaja që u mbyt në tualetin e mobilerisë nga i shoqi kishte shkruar një letër ku rrëfente vuajtjet e kaluara. Letra u publikua sot në seancën gjyqësore, ku Sadedin Sules iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

“Kam kaluar momente që nuk mendoja se do t’i kaloja. Kam takuar persona që nuk mendoja t’i takoja. Jam e zhgënjyer!”. Kështu ka shkruar në letër viktima Suela.

Letra është zbuluar në tualet, dhe u paraqit në seancë nga prokuroria e Shkodrës. I akuzuari ka deklaruar se letra nuk ishte shkruar nga gruaja e tij, pasi shkrimi nuk ishte i saji, shkruan “Panorama”.

“Letra nuk është shkruar nga ajo. Nuk është kaligrafia e saj. Kur dola në mëngjes më tha jam e mërzitur, kam një shtrëngim në kraharor. Kur shkova në mobileri nuk e gjeta. Hyra në banjo dhe e gjeta të lidhur me litar. Shenjat e gishtave në fyt janë pasi i mata pulsin.”, pohoi ai.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur sot arrest me burg për Sadedin Suli, pronari i një mobilerie i akuzuar se mbyti bashkëshorten e tij.

Sadedin Sula dhe Suela Sula

Në seancën e zhvilluar sot ai ka mohuar se është autori i vrasjes së Suela Sulit, madje para trupit gjykues tha se është i gatshëm të ndihmojë shtetin financiarisht për zbardhjen e ngjarjes.

“Unë nuk e pranoj akuzën për vrasjen e gruas sime. Jam i gatshëm të investoj dhe të ndihmoj shtetin për të zbardhur këtë çështje”, ka thënë Suli në gjykatë.

Ngjarja

Sadetin Sula ka njoftuar vetë policinë për vdekjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula. Fillimisht ka njoftuar nipin e tij dhe menjëherë më pas policinë e Shkodrës, duke i thënë se bashkëshortja e tij është vetëvrarë dhe se është në tualetin e mobilierisë e pajetë.

Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe pasi kanë parë rrethanat dhe shenjat në qafë, sy dhe dorën e majtë kanë bërë shoqërimin në polici të bashkëshortit të saj.

Mësohet se 47-vjeçari nuk ka pranuar se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, duke i thënë policisë së ajo është vetëvrarë duke mbytur veten me litar dhe se shenjat në trup kanë qenë si shkak i tentativave për t’u vetëvrarë.

I akuzuari është marrë sërish në pyetje dhe ka nisur që të ndryshojë versionin e ngjarjes përpara policisë në disa detaje, duke qenë konfuz dhe duke krijuar dyshime.

Edhe pas daljes së ekspertizës mjekoligjore, Sadetin Sula mësohet se nuk e ka pranuar krimin për të cilin dyshohet dhe ka deklaruar në polici se nuk është ai autori i vrasjes së bashkëshortes së tij dhe se ajo është vetëvrarë.

Paraardhëse

Dënohet kosovari për vrasjen e shokut të tij, por askush nuk e di motivin!

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë, 23 prill 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e shtunë, 23 prill 2016

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.