• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Zbulohet letra dhe dokumenti këshillues, Rama tenton të bashkojë partitë shqiptare në Maqedoni

28 December, 2016
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Krijimi i qeverisë së ardhshme maqedonase, përbën një interes të veçantë për Tiranën zyrtare.

Fati i qeverisë së Shkupit, varet ekskluzivisht nga qëndrimi që do të mbajnë partitë politike shqiptare atje.

Qeveria shqiptare ka përgatitur një dokument këshillues për të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, ku përcjell qëndrimin e saj rreth qëndrimit të faktorit shqiptar në vendin fqinj.

Vizion Plus ka mësuar se kryeministri Edi Rama, do t’ia përcjellë këtë letër, në takimet që do të ketë ditën e enjte me drejtues dhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare.

Interesi më i madh i Tiranës zyrtare është ai për të pasur një përfaqësim sa më të plotë në qeverinë e ardhshme të Shkupit, me qëllim, ushtrimin e presionit pozitiv për të mbrojtur interesat e popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Këtij dokumenti i ka paraprirë një takim që kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar me kreun e BDI-së Ali Ahmeti në Tiranë, pak kohë më parë.

Në qendër te takimit, ka qenë rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni dhe theksi është vendosur tek fakti që shqiptaret kanë rol përcaktues në kabinetin e ri qeverisës.

Pas rezultatit zyrtar të shpallur nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, rezultoi se VMRO-DPMNE, partia e kryeministrit të detyre, Nikola Gruevski, mori 51 deputetë, LSDM e opozitarit Zoran Zaev 49 deputetë, ndërkohë që partitë shqiptare: BDI me 10 deputetë, Lëvizja Besa 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3 deputetë e PDSH vetëm 2 deputetë.

Ajo që ra më shumë në sy nga votimi i 11 dhjetorit, ishte fakti se shqiptarët në masë votuan për partinë maqedonase LSDM, tregues i një revolte ndaj partive politike shqiptare, të cilat për elektoratin e tyre nuk ka përmbushur pritshmërinë në mbrojtje të interesave.

Në një intervistë të pak kohëve më parë, deputeti shqiptar i zgjedhur nga listat e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri, ka theksuar se partisë së Nikolla Gruevskit, nuk i duhet dhënë asnjë shans për të qeverisur Maqedoninë, kjo për shkak të persekutimit që regjimi i VMRO-DPMNE i ka bërë shqiptarëve.

Ai theksoi se zgjidhja për të refuzuar njëherë e mirë regjimin e Gruevskit është një qeveri e krijuar nga LSDM, ku pjesë do të jenë edhe partitë shqiptare.

Paraardhëse

FRONTEX: ISIS-i po armatos refugjatët

Pasardhëse

INTERVISTA/ Fevziu: Unë paguhem shumë, por kam trashëguar pasuri edhe nga familja

Pasardhëse

INTERVISTA/ Fevziu: Unë paguhem shumë, por kam trashëguar pasuri edhe nga familja

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.