• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohet emri i parë që do të kandidojë në primaret e Berishës për Bashkinë e Tropojës

25 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
82
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zbulohet emri i parë që do të kandidojë në primaret e Berishës për Bashkinë e Tropojës. Ajo është Mimoza Hajdarmataj.

“Shumë prej jush më njeh si një demokrate, ndër themelueset e PD, e flaktë, që nuk bën kompromis me idealet e të gjithëve ne, të tjerë si një grua dhe nënë që përpiqet të gjendet kudo në nismat për mbrojtjen dhe promovimin e grave dhe vajzave, duke u përqendruar dhe tek potencialet e zhvillimit lokal e turizmit malor. Dhe shumë të tjerë si pjesëmarrëse në Lëvizjen Studentore dhe anëtare e Grupimit “ Dhjetori 90”, e dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen “ PISHTAR I DEMOKRACISË”, “Për ndihmesën e çmuar në ndërtimin, konsolidimin dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë në Shqipëri”.

Por ajo që kam më shumë për zemër është identiteti, marka “çikë Tropoje”.

Edhe pse jam larguar në moshë të re nga Tropoja, për shkak të studimeve, profesioni dhe jeta familjare më pas më përqëndroi në Tiranë, asnjëherë nuk i kam shkëputur marrëdhëniet me vendlindjen time dhe patriotët e mi, këtu në Tiranë dhe diasporë.

Tropoja, zona me pasuri të shumëllojshme nën tokë dhe mbi tokë, “Mbretëresha e Alpeve Shqiptare” është ndër krenaritë e mia më të mëdha.

Dashuria për vendlindjen është frymëzim për mua në çdo sfidë.

Braktisja pa mëshirë nga pushteti i Rilindjes, në nivel lokal dhe qëndror, prej afro 10 vite dhe diskriminimi që u është bërë tropojanëve por jo vetëm, më ka ndezur pasionin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për ti hyrë garës së PRIMAREVE në Tropojë.

Është beteja që e kam ëndërruar sepse vetëm kur drejton një bashki ke drejtuar qytetin dhe rrotullon botën për të sjellë projekte, punësim dhe shumë mundësi për të rinj për qytetin tënd.

Tropoja ky diamant i Alpeve dhe gjithë Veriut nuk mund të kryesojë varfërinë e thellë të Shqipërisë.

Nuk e mohoj se një shtysë shum të fortë e kam marrë nga mesazhe dhe telefonata që kam marrë nga tropojanë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Arsyeja më kryesore pse kam vendosur të garoj në PRIMARET për kandidat për Kryetar të Bashkisë Tropojë, në Zgjedhjet Lokale 2022 është vendimi i Partisë Demokratike për t’i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm dhe parlamentarët e tyre lokalë.

Besimi që të japin anëtarët, simpatizantët dhe demokratët me vullnetin e tyre të lirë është i pakrahasueshëm me asnjë pozicion liste kryetarësh.

Prandaj, për t’ia arritur këtij misioni që i kam vënë vetes, më duhet besimi dhe mbështetja e tropojanëve, por të parët jeni ju demokratët, themelet e shtëpisë sonë dhe heronjtë e cdo beteje këtu dhe në Tiranë.

Ju ftoj të më bashkoheni në këtë rrugëtim që ka për synim rikthimin e vendlindjes sonë,Tropojës sonë, në vendin që e meriton.

Dashuria për Tropojën tonë, për qëndrueshmërinë e komunitetit, të ardhmen e familjeve tona, për të mbajtur rrënjët në tokën e të parëve, duhet të na bashkojë, të mos na ndajë.

Rrugëtimi i vështirë i PD në këta 30 vite dhe kesaj radhe, beteja e vërtetë historike mes nesh, patriotëve të flamurit, besimtarëve në Zot dhe qëndrestarëve të vlerave dhe atyre që atdhe, fè e familje kanë vetëm paranë ka treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë dhe t’ia dalim, për Tropojën tonë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Me demokratët e Tropojës, për Tropojën tonë…

Anëtarë, simpatizantë, demokratë- vota jote, jo e kryetarit!”, shkruan ajo.

Paraardhëse

Spartak Ngjela hedh dyshime të forta për deputetët që nuk votuan ligjin e dosjeve: Presidenti që i kishte në dorë pse i la?

Pasardhëse

Akademia e Sigurisë nis vitin e ri akademik, Muhamet Rrumbullaku del me paralajmërimin e fortë për policinë

Pasardhëse

Akademia e Sigurisë nis vitin e ri akademik, Muhamet Rrumbullaku del me paralajmërimin e fortë për policinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.