• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohen SMS-të e reja/Si kërkoi favor seksual ish-gjyqtari i Beratit

18 April, 2017
në Aktualitet
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shyqyri Çobo, gjyqtari i pezulluar i Gjykatës së Beratit, nuk ia ka dalë të rrëzojë në Apelin e Krimeve të Rënda dënimin e tij për “korrupsion”.

Sipas Apelit, Çobo i ka kërkuar favore seksuale një gruaje 30­vjeçare, palë në një proces të gjykuar prej tij, në këmbim të një vendimi gjyqësor në favor të saj.

Një pesëshe e Apelit ka lënë të pandryshuar dënimin e dhënë më 9 janar 2017 nga Shkalla e Parë për të shkruan panorama. Në këtë gjykatë ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg, ekzekutimi i të cilit u pezullua, duke e lënë gjyqtarin në Shërbim Prove për një periudhë 18­ mujore.

Po ashtu, atij iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit për një periudhë 5­vjeçare. “Ai e kreu veprën penale në formën e kërkimit të përfitimit të padrejtë, favorit seksual, nga e dëmtuara, palë në proces, duke marrë përsipër kryerjen e një veprimi që lidhej me detyrën e tij dhe, konkretisht dhënien e vendimit gjyqësor në favor të saj”, argumentonte Apeli në vendimin përfundimtar, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta.

Vendimi nxjerr në dritë SMS të papublikuara më parë, të dërguara nga gjyqtari drejt numrit të 30­vjeçares. Sipas Apelit, në përmbajtjen e SMS­ve, përmes të cilave gjyqtari i kërkonte asaj favore seksuale, nuk janë kursyer dhe citate nga Kurani, shkrimtarë dhe psikanalistë.

“Në kuadër të kërkimit të favoreve seksuale, në komunikimin me të dëmtuarën, i pandehuri përdori referenca në Kuran, te shkrimtarë apo psikanalistë.

Më datë 09.05.2015, ai iu referua Kuranit për trajtimin që i bënte ndjenjës së dashurisë; Frojdit, për trajtimin e avantazheve të të pasurit të një të dashuri në kushtet e qenies i martuar dhe, në datë 22.05.2015, Gorkit te romani ‘Nëna’, për gjërat më të mira në jetë të cilat ishin falas, duke lënë vend për nënkuptime”, argumentonte Apeli i Krimeve të Rënda.

Sipas gjykatës, të tjera SMS përmes të cilave Çobo i kërkonte 30­ vjeçares përfitime të llojit jomaterial ishin: “Kur të them që të jesh mikja ime, qëllimi është se do të qëndroj pranë si mik (pse keqkuptohesh).

Fundja mua në jetë s’më mungon asgjë­asgjë. Për problemin që po të tundon, ndihma ime s’do të mungojë, pavarësisht konkludimit tuaj”; “Pjesë e miqësisë time janë persona të nivelit qëndror qeverisës deri poshtë (vertikal)…”; “Sinqerisht, komunikimi me Ty më duket maksimalisht i vështirë…!”;

“Argumenti habitës është fakti se ju jeni e shkolluar”; “Dua të jem konfidencial me ty. M’u drejto me Ti! Je mjaft e mirë!”; “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është “Dashuria”!!”.

Paraardhëse

Low cost nga Tirana në Amsterdam dhe Budapest, ja sa do kushtojnë biletat

Pasardhëse

HUMOR/ “Al Pazar” tallet keq me Ramën, Metën dhe Bashën

Pasardhëse

HUMOR/ “Al Pazar” tallet keq me Ramën, Metën dhe Bashën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.