• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Zbulohen shifrat marramendëse, ja aferat e ministrisë së Bushatit

10 November, 2017
në Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, së bashku me disa prej ambasadave të Shqipërisë në vendet më të rëndësishme të Evropës, kanë shpërdoruar paratë publike për blerje abuzive dhe të panevojshme të makinave luksoze. Ambasadat shqiptare në Paris, Berlin, Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë, me miratimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, kanë blerë makina në shkelje të rregullave për kryerjen e procedurave të prokurimit publik.

Blerje abuzive të makinave kanë bërë edhe përfaqësitë tona diplomatike në Stokholm, Varshavë, Bari, Pragë, Misioni në BE, Bukuresht, Sofje, misioni në NATO dhe Bruksel.

Përveç shkeljeve të procedurave, blerja e makinave të reja nuk justifikohet me nevojën e ambasadave, për shkak se shumica prej tyre rezultojnë se kishin blerë automjete pak kohë më parë. Shkeljet reflektohen në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbi kontrollin financiar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tashmë Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme.

KLSH ka konstatuar edhe shkelje të çuditshme, ku një makinë është blerë me çmim më të lartë se sa vlera e ofertës. Abuzimi me makinat është vetëm një nga saga e shkeljeve të konsumuara nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me pasoja në buxhet.

“Nga Ambasada në Paris fondi limit i miratuar dhe oferta fituese e miratuar është 31,548 euro, kurse vlera e blerjes sipas inventarit është 32,329.64 euro. Vlera e ofertës është tejkaluar me 781.64 Euro.

Nga Ambasada Lubjanë mungon procesverbali i mbajtur nga komisioni për përzgjedhjen e ofertave për blerjen e automjetit protokollar të ambasadës. Bashkëngjitur është vetëm një ofertë.

Nga Ambasada Zagreb mungon procesverbali i mbajtur nga komisioni për përzgjedhjen e ofertave për blerjen e automjetit protokollar të ambasadës. Nga Ambasada Prishtinë mungon procesverbali i mbajtur nga komisioni për përzgjedhjen e ofertave për blerjen e automjetit protokollar të ambasadës”, thuhet në raportin e KLSH.

Shkelja e rëndë

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë në raport se Ministria e Jashtme, në kundërshtim me ligjin, ka shmangur Ministrinë e Brendshme, për blerjen e automjeteve. “Procedura e blerjes së këtyre automjeteve nuk është kryer e përqendruar nga Ministria e Punëve Brendshme në kundërshtim me VKM nr. 53, dt. 21.01.2009 “Për ngarkimin e Ministrisë së Brendshme për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të varësisë për disa mallra e shërbime” i ndryshuar (shfuqizuar me VKM nr. 28, dt. 14.01.2015) pika 1.

Ngarkohet e Ministria e Brendshme, si organ qendror blerës, për kryerjen e procedurave të prokurimit, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të kryeministrit e të ministrive të linjës, për blerjen e mallrave dhe shërbimeve si….. blerje automjetesh, etj…”, thuhet në raportin e KLSH.

Vlera e makinave

Nga verifikimi i inventarëve dhe kontratave të dërguara nga përfaqësitë diplomatike, KLSH ka konstatuar se në inventarin e automjeteve në administrim të përfaqësive, krahas automjeteve të tjera, rezultojnë edhe automjete të blera për vitin 2015.

Ambasada në Stokholm ka blerë “Mercedes Benz E 200 BlueTEC SEDAN”, viti 2015, me nr. shasie ËDD2120061B227993 me vlerën e inventarit 25,523 Euro.

Ky automjet është blerë nga vetë ambasada e Stokholmit dhe jo sipas ofertës fituese me koncensionarin “Mercedes Benz” Motoria srl Bari prej 32,400 Euro. Përfaqësia Bari ka blerë dy automjete. Ka blerë “Mercedes Benz, Classe C – Limousine C 200 BlueTEC Automatic C”, viti 2015, me nr. shasie ËDD2050371R075245 me vlerën e inventarit 32,400 Euro, me targa CC0029AA.

“Mercedes Benz, Classe E Berlina E 200 Blue TEC” viti 2015 me nr. shasie ËDD2120061B234966 me vlerën e inventarit 32,400 Euro, me targa CC0030AA. Kontrata dt. 30.04.2015 me koncensionarin “Mercedes Benz” Motoria srl është firmosur nga përfaqësuesi Konsullatës Bari. Blerja për modelin “Mercedes Benz, Ë205 Classe C – Limousine C 200 BlueTEC Automatic”, nuk është në përputhje me specifikimet e ofertës fituese dhe urdhrit e Sekretarit të përgjithshëm nr. 92, dt. 14.04.2015.

Roli i sekretarit të përgjithshëm dhe ministrit

Blerja e makinave nuk do të ishte mundësuar pa rolin e ish-sekretarit të Përgjithshëm të MPJ, z. Qirjako Qirko (aktualisht ambasador në Londër) dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Sipas raportit, me urdhër shpenzimin nr. 139, dt. 21.10.2014 është transferuar fondi për llogari të ambasadave në vlerën 21,158,635 lekë. Ky fond është transferuar për ambasadat e mëposhtme në vlerën 150,000 euro. “Ambasada Paris për 30,000 euro, ambasada Berlin për 30,000 euro, ambasada Lubjanë për 30,000 euro, ambasada Zagreb për 30,000 euro, ambasada Prishtinë për 30,000 euro.

Ambasadat e mësipërme, kanë dërguar në Drejtorinë e Programit Buxhetor dhe të Financës, proces verbalet e mbajtura nga komisionet për përzgjedhjen e ofertave për blerjen e automjetit protokollar të ambasadës ku bashkëngjitur janë tre ofertat e marra nga komisionet dhe ajo fituese. Me shkresat përkatëse Sekretari i përgjithshëm z. Qirjako Qirko i është drejtuar ministrit për miratimin e ofertave fituese të propozuar nga Drejtoria e Programimit Buxhetor dhe Financës, të miratuara nga ministri. Nga verifikimi i inventarëve të dërguara nga ambasadat e mësipërme me shkresat përkatëse rezultoi se në inventarin e automjeteve në administrim të përfaqësive krahas automjeteve të tjera rezultojnë, edhe automjetet e blera nga përfaqësitë gjatë vitin 2014, sipas ofertave fituese”, thuhet në raport.

Përfaqësitë që blenë makina

Ambasada Shqiptare në Paris
Ambasada Shqiptare në Berlin
Ambasada Shqiptare në Lubjanë
Ambasada Shqiptare në Zagreb
Ambasada Shqiptare në Prishtinë
Konsullata në Bari
Ambasada Shqiptare në Stokholm
Ambasada Shqiptare në Varshavë
Ambasada Shqiptare në Pragë
Ambasada Shqiptare në Bukuresht
Ambasada Shqiptare në Sofje
Misioni në BE
Misioni në NATO
Misioni në Bruksel

Paraardhëse

Hetohet për korrupsion, arrestohet gjyqtari Shkëlqim Miri

Pasardhëse

Njeriu i Metës: Shqiptarët po tallen me ambasadorin Lu

Pasardhëse

Njeriu i Metës: Shqiptarët po tallen me ambasadorin Lu

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.