• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Zbulimi i bujshëm i gazit në Detin e Zi: A do të jetojë Turqia epokën e saj të artë?

25 August, 2020
në Botë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zbulimet e fundit turke të sasive të mëdha të gazit natyror në Detin e Zi janë domethënëse jo vetëm për shkak të vlerës së tyre materiale, por edhe për shkak të ndikimit pozitiv që hap horizontet për zbulime të tjera, më të gjera në rajonin e Detit të Zi ose në Mesdheun lindor.

Sasia e rezervave të zbuluara në Detin e Zi është afër pothuajse sa gjysma e madhësisë së rezervave të fushës së madhe Zohr në Egjipt, të cilën Kajro dhe kompanitë ndërkombëtare që veprojnë në të e kanë cilësuar si fusha më e madhe në Mesdhe.

Puna vazhdon

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi, gjatë ceremonisë në të cilën u njoftua ky lajm, se treguesit e parë të këtij zbulimi të madh, rezervat e të cilit vlerësohen rreth 320 miliardë metra kub, tregojnë se ekziston një probabilitet i lartë për të zbuluar fusha të tjera në të njëjtën zonë.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez, tha se rezervuare dhe fusha të reja pritet të zbulohen aty në të ardhmen e afërt. Ai theksoi se vendi i tij po vazhdon me punimet në një sipërfaqe prej gjashtë mijë kilometrash katrorë në zonën e përmendur dhe se do të vazhdojë “hulumtimin sizmik me kapacitetet e veta, dhe do të ndërtohet një tubacion gazi”.

Donmez shtoi në një deklaratë se studimet sizmike në rajon filluan 14 muaj më parë, duke vënë në dukje se zona e zbuluar me gaz është 250 kilometra katrorë.

Ai theksoi se fusha e re e gazit do të plotësojë nevojat e vendit përafërsisht shtatë deri në tetë vjet, por me hulumtime të vazhdueshme dhe mundësinë e gjetjes së fushave shtesë, kjo periudhë mund të zgjatet në disa vjet. Ai sqaroi se qëllimi është vendosur që të dërgohen sasitë e para të gazit në kontinent në vitin 2023.

Zbulimet e mëvonshme

Ekspertët e energjisë lidhin mundësinë e zbulimit të fushave të reja të gazit me dy faktorë, i pari që konfirmon aftësinë e Turqisë për të punuar në eksplorim, shpim dhe zbulim fushash të mëdha, dhe faktori i dytë është mjedisi, pasi studimet tregojnë se rajoni është i pasur me burime natyrore.

Faktori i dytë mbështetet nga deklarata e ministrit turk të Energjisë se rezultatet e testeve dhe analiza e cilësisë së gazit të zbuluar do të kenë një ndikim pozitiv në kostot e nxjerrjes së tij.

Metun Erol, një profesor i ekonomisë dhe financave në Universitetin Artuklu, parashikon që ky zbulim do të kontribuojë në sjelljen e investimeve të reja në Turqi, duke theksuar se ekziston një mundësi për zhvillimin e zbulimeve të tjera.

Ai beson se ky zbulim i madh do ta çojë Turqinë në një fazë të rëndësishme në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar, dhe se do ta bëjë atë një kandidat për të hyrë në dhjetëshen e parë.

Erol tha se Turqia ka nevojë për energji sepse industriaa është në rritje, dhe do të bëhet një prodhues dhe eksportues i gazit. Kjo do të hap mundësinë e zhvillimit të industrive të mëdha brenda Turqisë, të cilat do të reflektojnë edhe për pozicionin e saj politik dhe ekonomik.

“Kur nevojat për energji të Turqisë nuk lidhen me tregjet globale dhe ndryshimet ditore të çmimeve, vendi do të fitojë edhe më shumë pavarësi,” – shtoi ai.

“Zbulimi do të sigurojë një stabilitet më të madh të monedhës vendase (lira) dhe do të zvogëlojë faturën e valutës së huaj që paguan Turqia për të mbuluar nevojat e saj për energji,”  – shtoi profesori i ekonomisë dhe financave në Universitetin Artuklu. Turqia shpenzon aktualisht rreth 50 miliardë dollarë në vit për gaz.

Falë këtij zbulimi, i cili u arrit ekskluzivisht me kapacitete të brendshme, Turqia do të bëhet më me përvojë në fushën e kërkimit të energjisë, dhe mbase kjo do t’i sjellë asaj kontrata për kërkime të lëndëve të para në vendet e tjera, shtoi Erol.

Investimet

Anija turke “Fatih” e bëri këtë zbulim rreth 100 milje detare në veri të bregdetit turk. “Ky është zbulimi më i madh i Turqisë me një ndryshim të rëndësishëm dhe një nga zbulimet më të mëdha në botë në vitin 2020”, tha firma këshilluese Wood Mackenzie.

Zyrtarët dhe analistët kanë paralajmëruar se fillimi i prodhimit në çdo fushë të gazit të zbuluar në Detin e Zi mund të zgjasë deri në dhjetë vjet, dhe se miliarda dollarë duhet të investohen në ndërtimin e impianteve dhe infrastrukturën e furnizimit. Sidoqoftë, Observatori Mesdhetar i Energjisë në Paris (OME) ka konfirmuar se Turqia mund të ecë përpara më shpejt kur bëhet fjalë për vendimet e investimeve.

OME deklaron në raportin e saj se “procesi do të zhvillohet shumë shpejt në drejtim të financimit, kohës dhe procedurave, dhe mund të ketë nevojë për ndihmë nga kompani të huaja nga pikëpamja teknike”, dhe beson se 2023 është një synim i arsyeshëm. /tesheshi

Paraardhëse

Lulzim Basha jep mesazhin e trishtë: Humba një mësues të vyer

Pasardhëse

Cavusoglu: Turqia gati për dialog me Greqinë pa parakushte

Pasardhëse

Cavusoglu: Turqia gati për dialog me Greqinë pa parakushte

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.