• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet skeda e pasurisë së Damian Gjiknurit, ish-ministrit iu rrit “cash-i” me 5 fish

13 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
122
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Damian Gjiknuri u bë pjesë e kabinetit të kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 si ministër i Energjetikës dhe Industrisë dhe mori portofolin e ministrisë së Infrastrukturës në vitin 2017. Gjiknuri u largua nga qeveria në dhjetor 2018, si pjesë e riformatimit të qeverisë pas protestave studentore.

Damian Gjiknuri u diplomua në vitin 1994 për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet Master në Kolegjin e Ligjit në Londër në vitin 1996 si dhe për Politikat Publike dhe Ligj në ‘NPS School’ në Monterey të Kalifornisë në vitin 2004. Ai ka kryer studime pasuniversitare në Qendrën për Politikat e Sigurisë në Gjenevë si dhe të Drejtë Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë.

Gjiknuri është anëtar i Partisë Socialiste prej vitit 2005 dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë prej tre mandatesh. Ai është gjithashtu anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Sekretar për Çështjet Zgjedhore që nga viti 2011.

Përpara zgjedhjes si deputet në vitin 2009, Gjiknuri ka punuar si drejtues i një zyre ligjore dhe këshilltar ligjor për reformat rregullatore ekonomike në vend dhe rajon, financuar nga BE, USAID, GTZ, etj.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës për anëtarët e Këshillit të Ministrave për vitet 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri Damian Gjiknuri nga viti 2005 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri për vitet 2005-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2005, Damian Gjiknuri deklaronte pasuri me vlerë 16.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur mbi 5 herë, duke kapur vlerën e 93.8 milionë lekëve.

Z.Gjiknuri zotëron familjaisht pasuri të patundshme me vlerë 55.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 28.1 milionë lekësh, automjete me vlerë 7 milionë lekë si dhe kursime cash prej 1 milion lekësh. Bashkëshortja e z.Gjiknuri zotëron gjithashtu pjesë në kapital prej 133 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 56.8 milionë lekë, ku zërin kryesor e zë aktiviteti privat i bashkëshortes me gati 43%. Paga nga funksionet e z.Gjiknuri zë 30%, pagat e familjarëve 23% dhe të ardhurat nga interesat bankare rreth 3%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Damian Gjiknuri ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2005 dhe pas një shkëputjeje disa-vjeçare, është rikthyer në deklarim në vitin 2010 si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2010, ai deklaron pasuri të shtuar prej 40.9 milionë lekësh, por për shkak të të ardhurave të pjesshme të deklaruara për periudhën, rezulton me mangësi burimesh në vlerën e 35 milionë lekëve.

Gjithashtu në vitin 2018, subjekti rezulton me mungesë burimesh të deklaruara për shtesën e pasurisë në vlerën e 1.1 milionë lekëve. Në të dyja rastet nuk janë përfshirë në analizë shpenzimet vjetore për konsum jetik.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” mospërputhjet për vlerën e një apartamenti dhe një hua të dhënë si dhe detyrimet ndaj një kompanie ndërtimi.

Në vitin 2005, Z.Gjiknuri deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 151 m2 dhe me vlerë prej 5 milionë lekësh, ndërsa në vitin 2010, i njëjti apartament deklarohet në vlerën e 7 milionë lekëve.

Në vitin 2010, Z.Gjiknuri deklaron huadhënie nga ana e bashkëshortes me vlerë 24 mijë euro, të cilat i kthehen në vitet në vazhdim në një vlerë totale prej 27.500 eurosh, ndaj nuk është e qartë nëse bëhet fjalë vetëm për huanë e vitit 2010 apo edhe shuma të tjera.

Në vitin 2016, Z.Gjiknuri deklaron lidhjen e një kontrate porosie për një apartament me sipërfaqe 199,5 m2 me çmim 271,450 euro, nga i cili paguan një këst prej 100 mijë eurosh me burim kredinë bankare. Në vitin 2018, ai deklaron se ka shlyer edhe 35 mijë euro ndaj kompanisë së ndërtimit dhe mbetet ende si detyrim vlera prej 136,450 eurosh.

Paraardhëse

Arrestimi i mjekut Prifti, publikohet një audio përgjim, mjeku-pacientit: Shko në privat e thuaj do të operohesh me mua

Pasardhëse

Zgjedhjet e 25 prillit, Jozefina Topalli lëshon akuzat e forta ndaj Lulzim Bashës: Kur ne bënim opozitë ai shtonte vilat

Pasardhëse

Zgjedhjet e 25 prillit, Jozefina Topalli lëshon akuzat e forta ndaj Lulzim Bashës: Kur ne bënim opozitë ai shtonte vilat

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.