• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Zbardhet pasuria, ja sa para kanë gjyqtarët e Kushtetueses

25 May, 2016
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zbardhet pasuria e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Anëtarët e Kushtetueses deklarojnë të ardhura të majme nga paga e tyre, trajnimet, aktivitetet në universitetet private, pagat e bashkëshorteve dhe fëmijëve madhorë. Deklarojnë prona, apartamente, vila dhe kredi deri në 160 milionë lekë, shkruan Shqiptarja.com.

Anëtarja Altina Xhoxhaj deklaron një llogari rrjedhëse, përfshirë pagën dhe një kartë debiti me vlerë 9 mijë euro. Zonja Xhoxhaj, deklaron pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pagën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë dhe të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687 lekë.

Nga dhënia me qira e një apartamenti, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese deklaron 4 200 euro të ardhura për vitin 2015. Bashkëshorti i saj, Arben Idrizi deklaron të ardhura nga tre paga të ndryshme. Konkretisht, 567,000 lekë të ardhura nga paga në ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i Presidentit. Po ashtu, Idrizi deklaron 5,379 USD si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB si dhe dy llogari me 4 mijë USD.

Ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, jo vetëm është një nga njerëzit më të varfër të drejtësisë, por rezulton i zhytur në borxhe. Dedja deklaron pranë ILDKP se ka marrë një kredi për 20 vjet, në vlerën 16,800,000 lekë nga të cila ka shlyer 1,326,218 lekë.

Bashkim Dedja deklaron gjithashtu pagën si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, 2,231,015 lekë, pagën si pedagog i Jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 97,944 lekë si dhe një llogari rrjedhëse 74,807 lekë. Bashkëshortja e tij, Sonila Cami, deklaron gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës pranë një banke të nivelit të dytë, 379,989 lekë si dhe pagën si nëndrejtore në shkollën “Jeronim De Rada”, 559,666 lekë.
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, deklaron katër kredi dhe një borxh, të ardhura nga pagat, nga trajnimet dhe qeraja e apartamentit. Konkretisht, Sokol Berberi deklaron pagën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë, të ardhura si pedagog i Jashtëm në Universitetin Evropian të Tiranës, 3 mijë euro, të ardhura nga lëshimi me qera i apartamentit, 304,000 lekë, të ardhura nga dy programe trajnimi me avokatët, 51.000 lekë, të ardhura për trajnimin e juristëve në administratë, 152,000 lekë, të ardhura nga shitja e dy librave 81,600 lekë etj

Paraardhëse

27 600 agjentë në mbrojtje të samitit të G7-ës

Pasardhëse

Flamur Noka ka firmosur në zyrat e UDB si i penduar

Pasardhëse

Flamur Noka ka firmosur në zyrat e UDB si i penduar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.