• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet njoftimi i rëndësishëm! Një tjetër shtet europian bllokon fluturimet nga Shqipëria

2 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Polonia ka mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ambasada shqiptare në Poloni ka njoftuar se udhëtimet për shqiptarët tashmë nuk janë më të lejuara.

Njoftimi:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni njoftojnë se për shkak të vendimit administrativ për pezullimin e trafikut ajror midis Shqipërisë dhe Polonisë, të gjitha lidhjet PLL LOT të planifikuara në këtë itinerar, pas datës 1 shtator të këtij viti do të anulohen.

Për udhëtarët që planifikojnë të kthehen në Poloni, LOT do të organizojë 2 fluturime charter nga Tirana në Varshavë, përkatësisht në datën 5 dhe 8 shtator 2020.

Biletat për këto lidhje, nuk janë më të disponueshme për shitje përmes sistemeve të prenotimit dhe faqes elektronike LOT.com. Ndërsa, të gjitha biletat që janë blerë deri më 1 shtator të këtij viti, mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë konfirmimin e rezervimit.

Lidhjet janë në dispozicion falas për pasagjerët PLL LOT që tashmë kanë prerë bileta për fluturime nga Shqipëria në Poloni. Ndërsa, për qytetarët të cilët duan t’i përdorin ato linja dhe plotësojnë kushtet për hyrje në territorin e Polonisë, do të duhet të paguajnë një tarifë.

Udhëtarëve me bileta për fluturimet LOT Polish Airlines të planifikuara pas 1 shtatorit të këtij viti, të cilat u anuluan për arsye administrative, do t’ju ofrohet një ndryshim në një nga fluturimet speciale të lartpërmendura, pa pagesë.

Pasagjerët do të kontaktohen nga këshilltarët e Qendrës së Kontaktit LOT, të cilët do të paraqesin opsionet në dispozicion dhe do të bëjnë ndryshime në rezervim. Gjithashtu, pasagjerët do të duhet të mbajnë kontakt me numrin e telefonit të dhënë gjatë blerjes së biletës.

Ndërkohë, qytetarët që kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republikës së Polonisë dhe janë të interesuar të blejnë bileta, kërkohet që të dërgojnë një aplikim në adresën elektronike: [email protected] me informacionin sa më poshtë:

– emri dhe mbiemri (i secilit pasagjer të regjistruar, përfshirë fëmijët);

– kombësia siç thuhet në dokumentin e udhëtimit;

– detajet e kontaktit – adresa e telefonit dhe e-mail;

– data e preferuar e udhëtimit.

Në listën e pasagjerëve do të futen vetëm ata qytetarë që plotësojnë të gjitha kushtet e sipërpërmendura. Në titullin e postës elektronike, pasagjerët duhet të përfshijnë fjalëkalimin: ALBANIA. Çmimi i biletës për një person të rritur do të jetë afërsisht 550 PLN.

Biletat për fluturime shiten përmes Qendrës së Kontaktit LOT. Konsulentët do të kontaktojnë me telefon çdo person që do të bëjë një kërkesë të saktë përmes postës elektronike.

Pasagjerët duhet të sigurohen se i plotësojnë kriteret për të hyrë në Poloni, para se të blejnë biletën. Përndryshe, ata nuk do të lejohen në bord”. – thuhet në njoftim.

Paraardhëse

Media e njohur botërore jehonë vendit tonë, Shqipëria renditet në vend të parë të sugjerimeve turistike për amerikanët

Pasardhëse

Mjeku epidemiolog tregon vatrat e nxehta në kryeqytet dhe ku po infektohen të rinjtë më së shumti (VIDEO)

Pasardhëse

Mjeku epidemiolog tregon vatrat e nxehta në kryeqytet dhe ku po infektohen të rinjtë më së shumti (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.