• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Zbardhet kush është emri i ri që mandatohet për kryeministër: Qeveria e re do të ketë një synim të qartë

29 December, 2021
në Kryesore, Rajon
0
394
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mandatuar kryetarin e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Dimitar Kovaçevski për postin e kryeministrit.

Kovaçevski dekretin e mori të mërkurën në kabinetin presidencial, pasi LSDM-ja paraprakisht e kishte njoftuar përmes një letre se ka siguruar shumicën në Kuvend për votimin e Qeverisë së re.

“Nga sot (e mërkurë) filloj të formoj ekipin e ri me njerëz që duhet t’u përgjigjen sfidave serioze që na presin nga fillimi i vitit të ri. Qeveria e re do të ketë një synim të qartë – të ofrojë siguri, jetë më të mirë dhe të ardhme të ndritur për qytetarët tanë. Angazhimi im personal është të kthej besimin e qytetarëve në politikë dhe institucionet e vendit. Kjo kërkon një qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme”, deklaroi Kovaçevski.

Kryetari i LSDM-së do të ketë 20 ditë afat që të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka thënë se pret që Qeveria e re të nisë punën më së voni deri më 18 janar, pas paraprakisht të jetë votuar në Kuvend me 61 vota të deputetëve.

Qeverinë e re do të përbëhet nga LSDM-ja, Bashkimi Demokratik për Integrim, Alternativa dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Pas mandatimit të Dimitar Kovaçevskit, ka reaguar lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, duke thënë se nga kryeministrit i ri pret “vazhdimin e politikave të Zaevizmit (v.j. Zoran Zaevit), dështimet dhe mungesën e strategjisë për të ardhmen e vendit”.

“Kam dëgjuar prononcimet e tij për mediat dhe asgjë nuk pres nga ai. Asnjë fjalë apo fjali nuk mund të komentoj pasi asgjë nuk ofron vazhdimit të politikave të Zaevit…shteti i robëruar dhe regjimi hibrid do të vazhdojnë”, ka deklaruar Mickoski.

Ai tha se presidenti, Stevo Pendarovski ka gabuar me vendimin që mandatin t’ia japë Kovaçevski, pasi sipas tij, kreu i ri i LSDM-së nuk ka legjitimiteti të drejtojë Qeverinë e re.

“VMRO-DPMNE është parti politike me grupin më të madh parlamentar në Kuvend. VMRO-DPMNE është parti me më së shumti kryetarë komunash. Pendarovski vazhdon të jetë pjesë e regjimin hibrid dhe shtetit të kapur. Ai vendosi që t’ia japë mandatin një personi që nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, as që ka kërkuar besim dhe që nuk ka legjitimitet popullor”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Dimitar Kovaçevski në postin e kryeministrit pason Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor.

Paraardhëse

Keni fituar Lotarinë Amerikane? DASH ka një lajm të mirë për të gjithë ju

Pasardhëse

Qeveria merr vendimin, i jep Kosovës energji elektrike natën e ndërrimit të viteve

Pasardhëse

Qeveria merr vendimin, i jep Kosovës energji elektrike natën e ndërrimit të viteve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.