• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet kërkesa e Metës, cilat janë shkeljet që i referohet Presidenti

24 July, 2019
në Aktualitet, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tij për të shfuqizuar si anti-kushtetues ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Referuar kërkesës zyrtare që Presidenti i dorëzoi gjykatës, sipas tij ligji Nr.37/2018 nuk është në përputhje me kushtetutën, shkel barazinë përpara ligjit dhe lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe gjithashtu cenon parimin sigurisë juridike.

Më tej Presidenti liston disa dispozita të marrëveshjeve ndërkombëtare që ky ligj cenon, si Konventa Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Në një reagim në Twitter, presidenti Ilir Meta shkruan se ai është i vendosur të “luftojë” për rendin e ligjit dhe thekson “boll më me rendin e oligarkëve.

“Ligji i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar është kryevepra më flagrante e kapjes së shtetit, cenimit të rendit kushtetues dhe interesit publik e kombëtar. Do të qëndroj dhe do të luftoj vetëm për Rule Of Law”! Boll më me “Rule of Oligarchs”!” shkruan Meta në Twitter.

Pjesë nga kërkesa e Presidentit dorëzuar Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit dhe si përfaqësues i unitetit të popullit, përfundimisht vlerëson se :

Ligji nr.37/2018, “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar ”

Nuk është në përputhje me parimet kushtetuese dhe bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

Shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto që gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta, duke cenuar funksionimin e vet shtetit të së drejtës;

Nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare, mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre;

Bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtaria legjislative të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim;

Cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht, edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;

Bie ndesh me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, e miratuar nga Këshilli i Europës, dhe e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 8548, datë 11.11.1999 “Për ratifikimin e “Kartës Europiane të Autonomisë Vendore”;

Bie në kundërshtim dhe jurisprudencën kushtetuese të krijuar nga Gjykata Kushtetuese, mbi parimet e funksionimit të organeve të qeverisjes vendore dhe ushtrimit të kompetencave prej tyre në përputhje me parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore;

Vjen në kundërshtim me parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë, si dhe me standardet e vlerat e Bashkimit Evropian;

Nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë;

Propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar, nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar duke bërë kështu të cenueshëm interesin publik;

Cenojnë parimin e sigurisë juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private të pronësisë.

Për gjithë sa u parashtrua më sipër, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 131 pika 1, germa “a”, 134 pika 1 germa “a”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 49/1, 50/1 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, parashtron këtë kërkesë përpara Gjykatës Kushtetuese me qëllim që në përfundim të shqyrtimit të vendosë:

– Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

– Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi. /Opinion

Paraardhëse

Zëri i Amerikës: Tensione të forta përpara Teatrit Kombëtar, policia tërheq zvarrë artistët

Pasardhëse

Thuajse një muaj pas zgjedhjeve lokale, KQZ pa rezultat përfundimtar

Pasardhëse

Thuajse një muaj pas zgjedhjeve lokale, KQZ pa rezultat përfundimtar

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.