• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet dosja, mbi 30 prova kundër Berishës e Metës për implikimin në aferën CEZ-DIA, nga pazaret e fshehta me çekët, te çanta me 200 mln lekë

21 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Berisha dhe presidenti Ilir Meta duket se nuk do ta kenë shumë të lehtë të përballojnë valën e madhe që po vjen nga reforma në drejtësi. Dje prokurorët e SPAK nisën punë dhe gjatë ditëve në vijim në dorë të tyre do kalojnë me qindra dosje korrupsioni dhe krimi të organizuar. Por të gjithë shqiptarët i kanë sytë te krerët e politikës nëse do u hyjë gjemb në këmbë. Një ndër dosjet e bujshme që do të kalojë aty është ajo e skandalit CEZ-DIA. Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara ka bërë një padi ndaj 7 personave, mes të cilëve janë ish-kryeministri Berisha dhe presidenti Meta. Duke marrë shkas nga takimi i Metës me ish-deputetin Ervin Salianji pas dënimit me 1 vit burg, Kara i është përgjigjur presidentit duke i renditur faktet nga dosja, që sipas tij tregojnë abuzimin me kontratën CEZ-DIA. Për ata që nuk e mbajnë mend, pasi u firmos kontrata me CEZ, kjo e fundit kontraktoi DIA dhe disa kompani të tjera për të mbledhur borxhet e prapambetura. OSHEE kishte shumë borxhe ndaj qytetarëve dhe ato i kaluan CEZ, por kjo e fundit nuk i mblidhte vetë dhe mori DIA që të bënte këtë proces, por kjo u shndërrua në pazar të qartë, pasi paratë shkuan në xhepat e disa personave.

Roli i Metës dhe Berishës

Juristi Kara në padinë që ka bërë në Prokurori, ka dorëzuar 300 faqe me informacion, ndërsa ka bërë një renditje të argumenteve të tij se përse kemi vepër penale. Janë rreth 30 argumente, ku implikojnë Metën, Berishën dhe qeverinë e asaj kohe, sipas juristit. Fillimisht Kara ka renditur dëshmitë që ka dhënë ish-kreu i CEZ, Jozef Hejsek. Sipas tij, ky i fundit ka thënë: “Qazim Tepshi, në atë kohë Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, pas diskutimeve me eprorin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta, rekomandoi Kastriot Ismailajn, si mbledhës të jashtëm të borxheve të CEZ-it, duke e prezantuar atë si një aleat të ngushtë të ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe të kryeministrit Berisha. Kjo, sipas Hejsekut, mund të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 2009. Vjeshta e vitit 2009 rezulton të jetë pikërisht koha kur pala çeke filloi administrimin e OSSH-së, të sapo privatizuar në atë kohe prej tyre”. Kara ka rrëfyer dhe bisedat me ish-zyrtarin e DIA, Elvis Mata. Sipas tij, ai i ka rrëfyer lidhjet e Metës me Kastriot Ismailin. “Sipas asaj që ka pohuar disa herë, në ambiente të ndryshme vetë Ismailaj, apo ish-drejtori ekzekutiv i DIA-s Elvis Mataj, dyshja Meta-Ismailaj janë takuar në Pragë me dyshen Martin Roman & Tomas Pleskash, të cilët kanë qenë përkatësisht numrat 1 dhe 2 drejtues të CEZ-group. Ismailaj me mburrje në më shumë se një rast, ka pohuar se: ish-ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Pragë, Qazim Tepshi, u aksidentua qëllimisht nga pala çeke, që ai të mos ishte i pranishëm në takimin e sipërpërmendur”, thuhet në dosje. Kara përmend dhe paratë që kanë qarkulluar në këtë mes. Në atë kohë ERE uli çmimin e energjisë për CEZ. Kjo e fundit ja u shiste qytetarëve më shtrenjtë dhe fitonte miliona. Sipas Karajt, nga ky favor u kërkuan 10 milionë euro. Ai ka përmendur dhe një valixhe me para. “Elvis Mataj më ka pohuar në mënyrë të përsëritur, mua personalisht se: Kastriot Ismailaj i ka çuar në shtëpi Ilir Metës, në një çantë ngjyrë kafe, që i përkiste Elvis Matës, rreth 200 milionë lekë të vjetra. Kjo gjë ka ndodhur, sipas Elvisit në fund të vitit 2010 ose në fillim të vitit 2011. Më shumë ka mundësi në fillim të vitit 2011”, thuhet aty.

Roli i Berishës

Mes të kallëzuarve është dhe ish-kryeministri Berisha. Sipas dosjes ai është përgjegjës që nga firmosja e marrëveshjes e deri te favoret me ndryshimin e çmimit. Në dosje përmendet djali i tij që ka udhëtuar në Pragë, ndërsa thuhet se Mataj është kushëri i tij. “Në periudhën prill-maj 2011, CEZ-i lidhi tetë kontrata të tjera debt collection, të ngjashme me atë të DIA-s. Kompanitë me të cilat u lidhen këto kontrata përfituan rreth 19 mln dollarë edhe pse dyshohet se nuk kanë punuar realisht për t’i merituar ato para. Fare pak kohë pasi u lidhen këto tetë kontrata debt collection, ERE nxori vendimin 87 dt. 29 Qershor 2012, i cili e ulte përsëri çmimin e blerjes së energjisë nga KESH-i tek CEZ-i, duke favorizuar përsëri CEZ-in dhe disfavorizuar shtetin shqiptar”, thuhet ndër të tjera në dosje. Sipas Kara, Berisha e Meta janë përgjegjës që shteti shqiptar ka humbur rreth 40 milionë euro. Dosja momentalisht është te Krimet e Rënda dhe pritet që atë ta marrë në dorë SPAK./KitiTopalli

Paraardhëse

Vucic para Ramës: Shqiptarët do të mund të hyjnë vetëm me leternjoftim në Serbi

Pasardhëse

“Sa lekë doni, që të mos më shkarkoni”, Kreshnik Spahiu i nxjerr foton Metës dhe i jep ‘goditjen’ e fortë (FOTO)

Pasardhëse

“Sa lekë doni, që të mos më shkarkoni”, Kreshnik Spahiu i nxjerr foton Metës dhe i jep ‘goditjen’ e fortë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.