• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet dëshmia e shoqes me të cilën foli për herë të fundit Adelajda

30 October, 2017
në Aktualitet
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja 31-vjeçare, Adelajda Xhamani, ndërroi jetë papritur dje në orët e para të mëngjesit.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, edhe pse është regjistruar si vdekje për shkaqe natyrore, oficerët e Policisë i kanë marrë një deklarim shoqes së Adelajda Xhamanit, si personi i fundit që ka komunikuar me të.

Burime nga grupi hetimor thanë se vajza ka sqaruar në polici se çfarë ka biseduar me gazetaren në orët e para të mëngjesit, kur ajo i ka telefonuar për t’i kërkuar ndihmë.

“Më tha që nuk po mbushej dot me frymë”, është shprehur mikesha e 31- vjeçares para oficerit të Policisë.

Nga ana tjetër, ajo është pyetur edhe për ndonjë dyshim që mund të kishte rreth ndonjë problemi shëndetësor, apo sëmundjeje që mund të kishte pasur Adelajda.

Mësohet se mikesha e saj ka deklaruar se Adelajda ka pasur dyshime për epilepsi, madje kishte bërë edhe vizitat e nevojshme te mjekët një vit më parë, por ata nuk i kishin dhënë mjekim për këtë sëmundje.

Dyshimet e saj kishin lindur pas një problemi me humbjen e ekuilibrit dhe të ndjenjave dy vite më parë. Megjithatë, aktualisht Adelajda nuk merrte asnjë lloj mjekimi.

“Më datë 29 tetor 2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Burime nga Policia thanë se epilepsia është përmendur vetëm në bazë të deklarimeve të mikeshës së saj, por dyshimet paraprake të mjekëve ligjorë flasin për një arrest kardiak.

Vdekja e saj paraprakisht dyshohet të ketë ardhur për shkak të një arresti kardiak. Ajo ndodhej e vetme në apartamentin ku jetonte me qira, në rrugën “Muhamet Deliu”, kur ka nisur të ketë shqetësime.

Rreth orës 5 të mëngjesit, ajo i ka telefonuar shoqes së saj, duke i kërkuar që të lajmëronte një ambulancë, pasi nuk po mbushej dot me frymë. Mikesha e Adelës i ka telefonuar ambulancës dhe njëkohësisht edhe familjes së saj, duke i njoftuar për gjendjen shëndetësore.

Në momentin që stafi i ndihmës së shpejtë ka arritur në shtëpinë e 31-vjeçares, ajo është gjetur pa ndjenja dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, por ka qenë shumë vonë. Ajo kishte ndërruar jetë.

Paraardhëse

Vdiq nga epilepsia? Mjekja hedh dyshime të forta për vdekjen e Adelës

Pasardhëse

PS shpërblen Spartak Brahon, emërohet këshilltar i Ramës

Pasardhëse

PS shpërblen Spartak Brahon, emërohet këshilltar i Ramës

Diskutime rreth kësaj post



Botë

Ia “futi” dashnorja, zbulohet se si u vra bosi i kartelit “El Mencho”

Nga lajme10
23 February, 2026
0

Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, kreu i tmerrshëm i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos (CJNG), është ekzekutuar gjatë...

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

21 February, 2026
Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.