• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Zbardhen përgjimet që lanë në burg Stresin

19 October, 2018
në Kryesore, Rozë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Arkimed Lushajn, reperin e njohur si “Stresi”. Sipas gjykatës, Arkimed Lushaj, do të hetohet në qelitë e paraburgimit.

Sipas prokurorisë Stresi është zotëruesi i një armë të gjetur nga policia në korrik 2018-ës të hedhur pranë shkollës së mesme “Partizani” në kryeqytet dhe i një pistolete tjetër të gjetur në dhomën e hotelit ku ai u arrestua në Linzë. Lushaj ka mbajtur qëndrim mohues në sallën e gjyqit, ku përmes avokatit të tij, ka mohuar të ketë lidhje me ndonjë prej pistoletave. Përmes avokatit, këngëtari mohoi të ketë lidhje me dy armët për të cilat akuzohet.

Ndërkohë, pas seancës së sotme gjyqësore, ABC News, ka siguruar përgjimet që bindën gjykatën për të kundërtën, përgjime të kryera për llogari të hetimit të dosjes “Bajri” nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Një përgjim i tillë është ai i datës 3 korrik 2018, ku sipas prokurorisë, Stresi i tregon një personi tjetër se si kishte hedhur armën në momentin që kishte parë disa efektivë policie t’i afroheshin. Në këtë kohë arma ende nuk ishte gjetur nga efektivët.

Pjesë nga përgjimi

723: Alo ca po bën?

909: Po sa dola se më kanë ardh dy shokë poshtë ke lagjia.

723: Ej, na erdhën aty ke lagja ata që i kena inat ne.

909: Kush me?

723: Rob*** të zitë.

909: A.

723: Po, edhe e hudha unë atë, a e kupton po e kanë kap, po s’kanë pa mu qe e kam hudh.

909: Po pse o vëlla?

723: Se di, erdhën aksion. Ika me gjysëm zemre. Kam lëviz.

909: Ka je ti?

723: Jam kendej ka një shok, hajde.

Sipas prokurorisë, në një tjetër bisedë të bërë disa minuta më vonë, Stresi informon dike se mund ta shpallnin në kërkim.

723: E. Shifi lajmet deri nesër se do më shpallin në kërkim. Jam ik unë. Kam ik.

464: Për ku mo?

723: Kanë kap do gjona aty në lagje, tik-tika, kështu gjonash dhe kanë me i verifiku. Kanë kap tërë lagjen brenda.

464: Kë?

723: Kanë kap tërë çunat i kanë cu në drejtori se kanë kap do gjona në lagje.

464: Po.

723: Gjithsesi për atë muhabetin që të pata thënë unë ty e mora dhe ma kapën sot në lagje.

464: E.

723: E hodha se ma kapën. Armën mo.

Jashtë sallës së gjyqit, avokati i Lushajt, Marash Ibraj tha se nuk kishte prova konkrete që ngrinin dyshime tek klienti i tij dhe hodhi dyshime se arma e kapur në dhomën e hotelit ishte vendosur aty nga persona të tjerë.

Paraardhëse

DENONCIM/ Prokuroria fsheh përgjimet e kunatit të deputetit socialist, akuzohet për korrupsion

Pasardhëse

Çmendet moti, javës tjetër do të bjerë borë në Shqipëri (FOTO)

Pasardhëse

Çmendet moti, javës tjetër do të bjerë borë në Shqipëri (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.