• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhen detajet e protestës së opozitës, më 16 shkurt nisin revoltat popullore në Tiranë e rrethe, synohet qeveri teknike pa Ramën kryeministër

23 January, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Opozita shqiptare do të nisë valën e protestave më 16 shkurt. Kreu demokrat Lulzim Basha, gjatë dy ditëve të fundit ka nisur procesin e organizimit. Të hënën dhe dje ai mblodhi Kryesinë e partisë për të detajuar organizimin e tubimeve. Gjatë mbrëmjes, Kryesia e PD vendosi që protesta e madhe të mbahet më 16 shkurt ora 11.00. Plani ishte 20 shkurti, si dita kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës, por është ditë e mërkurë. Data 16 i bie ditë e shtunë dhe kjo mundëson mbledhjen e sa më shumë protestuesve. Megjithatë gazeta ka mësuar detaje nga ajo se çfarë pritet të ndodhë. Në Kryesi është rënë dakord që të shkojë nga një delegat në çdo rreth e qark, i cili do të informojë bazën mbi mënyrën se si do të organizohen. Po ashtu është vendosur që deri më 16 shkurt të nisin protestat dhe tubimet nëpër rrethe të ndryshme të vendit. Elementi tjetër është se do të ketë dhe skenarë dhune. Sipas burimeve, nuk do të përsëritet “21 Janari”, por PD do nisë bllokimin e rrugëve dhe do bllokojë institucionet. Pra revoltat do të jenë organizime me qëllim bllokimin e funksionimit të qeverisë. Sipas informacioneve, plani i demokratëve është që kryeministri Edi Rama të largohet dhe në vend të tij të emërohet një tjetër përfaqësues i PS, i cili do të drejtojë një qeveri teknike me qëllim që të shkohet te zgjedhjet e parakohshme. Pra opozita synon që në qershor të ketë zgjedhje të parakohshme dhe po ashtu kërkon që të krijohet një qeveri teknike, por jo si ajo e një viti më parë. Duke pasur frikë për një skenar si ai i 18 majit, opozita synon që të ketë një qeveri teknike, qoftë dhe me një socialist në krye, por jo me Ramën. Detaji tjetër interesant është se Basha ka distancuar LSI nga procesi i organizimit. Burime të gazetës thanë se ishte ai që vendosi për datën e protestës dhe mënyrën se si ajo do të organizohet. Ndërsa partitë e tjera aleate do të mbështesin PD. Pra, teksa LSI bën thirrje për revolucion dhe rrëzim të Ramës me dhunë, Basha nga ana e tij e ka theksuar disa herë se nuk mund të ndodhë marrja e pushtetit me forcë. Plani i kreut demokrat është që të protestojë derisa kryeministri të dorëzohet dhe të japë dorëheqjen. Sesa do të realizohet kjo mbetet për t’u parë.

Paralajmërimet e opozitës

Ditën e hënë si Lulzim Basha, ashtu dhe Monika Kryemadhi paralajmëruan se do të nisin revoltat për të shkuar te zgjedhjet e parakohshme. Basha u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin opozitën. “Duke nisur nga sot, PD dhe opozita ka një dhe vetëm një mision; ti prijnë qytetarëve drejt të drejtës së tyre më legjitime. Të bëhen zot të fateve të vendit, të bëhen zot të fateve të familjeve të tyre, të bëhen zot të fateve të fëmijëve të tyre, të bëhen zot të fateve të tyre, të bëhen zot të fateve të këtij parlamenti dhe të kësaj qeverie përmes një kryengritje demokratike popullore për t’i dhënë fund regjimit të këtij të marri psikik që vjedh dhe shkatërron Shqipërinë. Kjo duhet të marrë fund një orë e më parë”, tha Basha. Në të njëjtën linjë ishte dhe Monika Kryemadhi. Ajo paralajmëroi se opozita do shkojë te revoltat e dhunshme. “Urrejtja e socialistëve do t’ju tërheqë zvarrë juve dhe këdo tjetër që ju ka grabitur vlerat më të mira që ka ajo parti, prandaj po ju bëj thirrje për herë të fundit, zbatoni rregulloren e parlamentit, na jepni fjalën kur është për të folur, sepse pa një opozitë në parlament edhe ju do të jeni viktimat e radhës të këtij njeriu, të këtij njeriu që nuk i vjen keq për veten e tij, mos mendoni se ka për ti ardhur për ju”, tha ajo.

Paraardhëse

“Problemin të ta zgjidhë Rama”, Braçe lëshon ultimatumin e prerë: Ikni vetë menjëherë, kaq di t’ju them

Pasardhëse

Rama merr zyrtarisht detyrën si ministër i Jashtëm, kush e priti sot në zyrën e kryediplomatit. Reagon Bushati

Pasardhëse

Rama merr zyrtarisht detyrën si ministër i Jashtëm, kush e priti sot në zyrën e kryediplomatit. Reagon Bushati

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.