• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Yuri Kim ultimatum politikës të lërë pazaret me Kushtetuesen, thirrje Vitore Tushës të mos mbajë të bllokuar kandidatët finalë

8 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pazaret me Gjykatën Kushtetuese kanë alarmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse kërkohet me ngulm ngritja e Kushtetueses brenda muajit dhjetor, duket se amerikanët nuk i kanë pëlqyer lëvizjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe politikës.

Tre kandidatë do t’i dërgohen Presidencës dhe Kuvendit për të zgjedhur, por disa nga emrat nuk pëlqehen nga politika. Por kjo gjë është “nuhatur” nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila i ka dërguar ditën e djeshme një ultimatum politikës që të lërë pazaret me Gjykatën Kushtetuese. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim i ka bërë dje thirrje kreut të KED, Vitore Tushës të mos mbajë të bllokuar kandidatët finalë që do t’i shkojnë Metës dhe Ruçit, ndërsa ka theksuar se s’ka arsye që Kushtetuesja të mos jetë gati brenda 31 dhjetorit.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të takohet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë”, – ka shkruar ambasadorja Kim.

Pra, duket qartë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm që kërkojnë ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, por apelojnë për një proces transparent, ku politika të mos ketë ndikim në përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij institucioni kaq të rëndësishëm.

Mesazhet e Kim

Po dje ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka komentuar edhe 3 prioritetet e saj kryesore në Shqipëri, të cilat sipas saj, janë demokracia, mbrojtja dhe investimet e huaja. Gjatë një interviste për “Marshall Center Voices”, ambasadorja Kim theksoi se Shqipëria nuk ka pse të jetë e varfër pasi ka një popullatë të re dhe me aftësi të cilat i ka demonstruar, gjithashtu gëzon pasuri dhe mundësi të jashtëzakonshme që mund të zhvillohen në turizëm në infrastrukturë. Sipas Kim, problemi qëndron tek ligji dhe gjykatat.

“Sepse unë mendoj se tek këto duhet të ketë më shumë nxitje dhe më shumë nevojë. I vendos të gjitha sepse janë të lidhura. Le të fillojmë nga demokracia, mbrojtja dhe biznesi. S’ka arsye pse Shqipëria të jetë e varfër. Një popullsi e re, ka demonstruar që ka aftësi. Kush ka ardhur në Shqipëri i ka dalë një eksperiencë pozitive. Ka mundësi të jashtëzakonshme që mund të zhvillohen në turizëm në infrastrukturë. Biznesi është mos hajde për një vend ambasadorët amerikanë thonë që është mundësi e mirë, por vijnë sepse tregojnë që mund të përfitojnë. Mënyra si e bëjnë ata duan të dinë se çfarë ka këtu, sa i kushton. Duan një mekanizëm të drejtë e transparent të qëndrueshëm që lejon për zgjidhje. Për fat të keq kjo mungon. Dhe prandaj ne shtyjmë fort tek demokracia, për të theksuar rëndësinë e “Rule-of-law”. Dhe e rëndësishmja për Gjykata të pastra. Puna ime si ambasadore është që të punoj me shqiptarët dhe t’i siguroj se është një ambient ku amerikanët biznesmenë, punëtorë, konsumatorë po aq sa shqiptarët mund të përfitojnë, për ta bërë më shumë vende pune. Të kemi rregulla dhe gjykata të pastra”, deklaroi ambasadorja Kim.

Soreca: Kushtetuesja, kusht për integrimin

Por edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i është bashkuar mesazhit të ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, pasi ka shpërndarë postimin e saj në “Twitter”, duke nënvizuar rëndësinë e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese për integrimin.

“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është një kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit në Konferencën e Parë Ndërqeveritare”, ka shkruar Soreca. Kujtojmë se KED ka kualifikuar tre kandidatë që plotësojnë kriteret, Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma.

Paraardhëse

Kë do të zgjidhte këngëtarja e njohur shqiptare Fifi, familjen apo të dashurin? Nuk e prisnim këtë përgjigje

Pasardhëse

“Monika Kryemadhi nuk do mbajë asnjë post ministror edhe nëse LSI vjen në pushtet”, ish deputetja habit me deklaratën e saj

Pasardhëse

“Monika Kryemadhi nuk do mbajë asnjë post ministror edhe nëse LSI vjen në pushtet”, ish deputetja habit me deklaratën e saj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.