• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Yuri Kim “shuplakë” Berishës, takon Bashën dhe i kërkon të qëndrojë larg revoltave

5 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ja kanë bërë të qartë edhe një herë opozitës se rruga e revoltave është e gabuar. Një vit më parë PD dhe LSI dogjën mandatet dhe nisën një valë protestash të dhunshme kundër qeverisë, por që nuk u mbështetën nga ndërkombëtarët dhe veçanërisht nga SHBA.

Kohët e fundit janë shtuar zërat për rikthimin e protestave, pasi ish-kryeministri Sali Berisha, çdo ditë shprehet se e vetmja rrugë për largimin e kryeministrit Edi Rama është mosbindja civile. Por SHBA i ka hedhur poshtë dje zyrtarisht të tilla skenare, duke i dhënë një goditje ish-kryeministrit demokrat.

Ambasadorja e re e SHBA Yuri Kim, zhvilloi dje një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe përmes një postimi nga faqja zyrtare e ambasadës amerikane, është bërë e ditur se Kim ka kërkuar të ndiqen vetëm rrugët demokratike, duke e bërë të qartë kësisoj përjashtimin e rrugëve të dhunshme dhe mosbindjes civile.

Pra ambasadorja ka bërë të qartë se e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet janë zgjedhjet dhe jo dhuna. Mes të tjerash ambasadorja e re e SHBA ka bërë të qartë për opozitën se rruga që ajo duhet të ndjekë është dialogu.

“Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një Kod Zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Reagon Basha

Pas përfundimit të takimit me ambasadoren, kryedemokrati u shpreh se takimet shkojnë përtej Partisë Demokratike për t’u dhënë shqiptarëve daljen nga kriza. Por Basha dha sinjale se ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve për zgjedhje të reja, pasi u shpreh se shumë shpejt do të ketë zhvillime të reja.

“Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar”, deklaroi dje Basha.

Sakaq kreu i PD ka reaguar edhe me një status në rrjetet sociale ku ka treguar detaje nga takimi me kryediplomaten amerikane në vendin tonë.

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres Znj. Yuri Kim, Ambasadoren e SHBA, aleatit dhe partnerit tonë strategjik. E urova ambasadoren Kim për detyrën e re dhe e sigurova atë për bashkëpunim të plotë të opozitës në përmbushjen e të gjithë angazhimeve të vendit tonë me SHBA. Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë së marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona”, ka shkruar Basha.

Zgjedhjet

Sinjali i qartë i Bashës se mund të shkohet drejt zgjedhjeve erdhi pas takimit me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës. Basha u shpreh se në këtë takim është folur që të shkohet në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme sa më shpejt.

“Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë. Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standardeve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt”, tha ai.

Paraardhëse

E kërkon gjithë Policia e Shtetit, Ylli Manjani bën deklaratën e papritur për Agim Kajmakun

Pasardhëse

Klajda Gjosha në zi, humb njeriun e saj të shtrenjtë: Shpirti im është lënduar aq shumë saqë nuk di si do arrijë të shërohet (FOTO)

Pasardhëse

Klajda Gjosha në zi, humb njeriun e saj të shtrenjtë: Shpirti im është lënduar aq shumë saqë nuk di si do arrijë të shërohet (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.