• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Yuri Kim kërkon që Sali Berisha të mos hyjë në parlament, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, zbulon çfarë qëndron pas ultimatumit të ambasadores

30 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
968
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me ultimatumin që Yuri Kim i dha Lulzim Bashës për të mos lejuar futjen në Parlament të Sali Berishës.

Postimi i Ngjelës:

“Politika amerikane sot, e njësoi Sali Berishën me Enver Hoxhën. Hoxha iu tha shqiptarëve: “Ne hamë bar dhe nuk e pranojmë imperializmin amerikan'”. Dhe ambasadorja Yuri Kim e përdori sot këtë si figurë rikujtuese të historisë komuniste në Shqipëri, kur i perifrazoi Bashës ngrënien e barit për të shpëtuar nga forca e ligjit Sali Berishën. E pra, a e shpëtoi dot komunizmin hoxhizmi, duke i dhënë popullit bar për të ngrënë?

Në fakt, na duhet të kujtojmë se, kur falimentoi hoxhizmi, në vitin 1990, ai nuk mbijetoi dot duke ngrënë bar, por u dorëzua në Uashington. Këtë i kujtoi ambasadorja Yuri Kim Bashës sot për Saliun, kur i tha se Partia Demokratike “nuk duhet të hajë bar për fatin e një deputeti” – domethënë për fatin e Sali Berishës.

Një humor shumë i thellë historik, ky… Madje, përderisa ajo përmendi Partinë Demokratike, donte të thosh, me nëntekst, se, edhe Partia e Punës shkoi të hante bar, sipas urdhërit të Enver Hoxhës, por falimentoi.

Normal, zoti Basha, shkoni të hani bar, dhe mos ia e dorëzoni Saliun ligjit, por fundin e Enver Hoxhës do të keni edhe ju – ky ishte nënteksti i brilancës së Yuri Kim-it.Por, këta të korruptuar, a do të mund ta shpëtojnë dot gjënë e vjedhur, duke ngrënë bar?

Është për të qeshur…

Po Basha, çfarë mund të bëjë?

Nëse Basha nuk do të mund të shkëputet dot nga Saliu, atëherë ai do të jetë skllav i pasionit patologjik të Saliut. Në fakt, duket sikur Basha nuk mund të shkëputet dot prej Saliu, dhe do ta çojë partinë ”të hajë bar”. Po Partia Demokratike, a do të hajë bar për të shpëtuar Saliun?… Dhe, me këtë lloj arsyetimi, mund të vijosh të tallesh gjatë gjithë kësaj nate.

Humor shumë të bukur ka bërë ambasadorja Kim, dhe sigurisht që ngrënia e barit është proces. Por, kjo tregon se do të kemi një proces të bukur antikorrupsion në Shqipëri. Dhe, befas, këtu na del edhe kjo pyetje: Vetë Basha, çfarë do të bëjë?

Nëse Basha do që të shpëtojë veten; ai ka vetëm një rrugë: duhet të japë dorëheqjen. Në këtë rast, ka ende mundësi për të ndenjur në politikë. Bashkimi në stallën e Saliut, për të ngrënë bar, është rruga drejt akuzës penale, në një gjyq penal, edhe për Bashën, sepse korrupsioni do të shkallmohet tërësisht në Shqipëri. Dhe ky shkallmim, nuk mund të shmanget…”-shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Berisha reagon pas paralajmërimit të Yuri Kim: Ky vendim është i bazuar në raportet Blinken, ja kush fshihet pas shpalljes sime ‘Non Grata’

Pasardhëse

Paralajmërimi i bujshëm i Yuri Kim, Idajet Beqiri del me deklaratën e fortë: Berisha të japë dorëheqjen si Doshi

Pasardhëse

Paralajmërimi i bujshëm i Yuri Kim, Idajet Beqiri del me deklaratën e fortë: Berisha të japë dorëheqjen si Doshi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.