• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Yuri Kim ka dyshime për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

22 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim duket të ketë dyshime mbi procesin që pritet të çojë në zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërsa një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, sot ajo, përmes një postimi në Twitter nënvizoi nevojën që procesi të jetë “transparent” dhe “i pamanipuluar” duke lënë të kuptohet për përpjekje të mundshme për ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm.

“Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të Prokurorisë së Posaçme, është thelbësore që procesi të jetë transparent, në mënyrë që drejtuesi i ardhshëm, së pari, të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe rezultateve të arritura, dhe së dyti të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasadorja.

Pjesa e dytë e postimit të saj, duket të jetë veçanërisht e lidhur me shqetësimin ndaj procesit të përzgjedhjes, që siç vë në dukje ambasadorja amerikane “duhet të jetë i pamanipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë”.

Të tre kandidaturat janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Dy prej tyre, Dumani dhe Kondili, morën pjesë dhë në garën e zhvilluar tre vjet më parë, kur u zgjodh zoti Arben Kraja, drejtuesi i parë i këtij institucioni, i cili nisi punën pa numrin e plotë të prokurorëve, ndërkohë që Byroja Kombëtare e Hetimit, pjesë e tij, u bë funksionale shumë më vonë.

Mandati i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të duhet të zgjidhet me votën e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Këta të fundit do të dëgjojnë secilin prej kandidatëve teksa pritet të shpalosin dhe platformat e tyre mbi mënyrën se si mendojnë të organizojnë dhe drejtojnë punën e institucionit.(VOA)

Paraardhëse

Vërshime në Pejë, “korza” shndërrohet në ‘lum’

Pasardhëse

“Oj lale kujtova se binte shi, ato ishin lot e mi”, Agron Gjekmarkaj bën komentin epik pasi qau për Grida Dumën se i la për Top Channel-in

Pasardhëse

"Oj lale kujtova se binte shi, ato ishin lot e mi", Agron Gjekmarkaj bën komentin epik pasi qau për Grida Dumën se i la për Top Channel-in

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.