• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ylli Manjani plas deklaratën e papritur, lëshon thirrjen urgjente: PD duhet të përgatisë një model tjetër

18 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
331
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Ylli Manjani ka komentuar qëndrimin e PD, duke thënë se kjo parti duhet të përgatisë një model që e ndalon shtetin jo vetëm të ndërhyjë në zgjedhje por në çdo gjë. “Na duhet një KUSHTETUTË E RE, si dokumenti i vetëm që rregullon marrëdhënien ndërmjet individit dhe shtetit të tij”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit:

“Kushtetutë e re për një marrëdhënie të re.PD ka të drejtë në konstatimin se “shteti ndërhyn në zgjedhje”. Mirëpo problemi është se shteti politik nuk ndërhyn vetëm në zgjedhje, por gjithandej. Ndërhyn në ekonomi, në jetën private, në pronën private, në liritë e të drejtat themelore, në politikë. Gjithandej ndërhyn shteti që bëhet njësh me pushtetin. Shteti i bërë njish me pushtetit të dënon, pasi të degjenoron, jo me proces e prova por me shumicë votash!!! Ndaj diskutimi mbi rolin agresiv të shtetit nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me zgjedhjet, por me të tërën!

Se nuk ka kuptim të bëjmë rregulla për të ndaluar shtetin në zgjedhje dhe, pas zgjedhjeve, të kemi përsëri shtetin agresiv politik…! Nuk është as e mundur që të kemi një shtet qelibar në zgjedhje, kur kemi në kurriz një shtet që të bën gjëmën rregullisht. Nga ana tjetër, nuk mund të jetojmë me shtet të Posaçëm për çdo fenomen. Shtet për pandeminë, shtet, për zgjedhjet, shtet për përmbytjet e shtet për shtet.

Prandaj PD dhe kushdo tjetër që ka një shqetësim për agresivitetin e shtetit politik duhet të përgatisin një model tjetër. Një model të një shteti mbi çdo pushtet. Të një shteti rregullator dhe të drejtë. Të një shteti proporcional që lirinë e të drejtën e individit nuk e ndalon, e madje as e kufizon sipas qejfit të pushtetit politik të radhës.

Në këtë kuptim shoqëria ka nevojë për një marrëdhënie të re, krejt të re, ndërmjet individit dhe shtetit. Ka nevojë për një shtet JO PARTIAK. Një shtet të paanshëm para, gjatë e pas zgjedhjeve politike. Na duhet një KUSHTETUTË E RE, si dokumenti i vetëm që rregullon marrëdhënien ndërmjet individit dhe shtetit të tij.

Një Kushtetutë që nuk ndryshohet me pazarin politik të radhës, por përmirsohet vetëm nga praktika e gjykatave të pavarura. Një kushtetutë që nuk ndryshohet e as shkruhet nga ambasadat, gjithashtu… Se kushtetuta nuk është as manual diplomatik e as rregullore ushtarake…

Një Kushtetutë që i jep shoqërisë të drejtën të ndajë çështjet politike nga punët e shtetit. Krizat politike nuk kanë përse të prekin shtetin. Ato (krizat) i zgjidh vota e lirë… Një Kushtetutë që vendos drejtësinë mbi çdo pushtet politik. Nëse vërtetë e kemi këtë shqetësim, kjo është detyra politike nr. 1!”-shkruan Manjani.

Paraardhëse

Largoni celulitin dhe depozitat e yndyrës me këtë pije magjike të frutave

Pasardhëse

Edhe pse kampion Europe, Roberto Mancini pret radhën te kasapi, zbulohet fotoja që po qarkullon me shpejtësi në rrjet (FOTO)

Pasardhëse

Edhe pse kampion Europe, Roberto Mancini pret radhën te kasapi, zbulohet fotoja që po qarkullon me shpejtësi në rrjet (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.