Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Manjani është i bindur se ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës.
Sipas Manjanit, reagimi i fundit i kryedemokratit i thotë të gjitha, pasi në vend të rrisë presionin ndaj qeverisë, që në këto momente të jetë në krah të Kosovës, Basha do hetojë Bechettin.
Ylli Manjani shkruan:
“Në vend të rrisë presionin ndaj qeverisë, që në këto momente të jetë në
Krah të Kosovës, Luli medemek do hetojë Bechettin!!!
Se ç’a ka për t’i hetuar më Becchettit, një Lul e di!
Emergjenca kombëtare sot është KOSOVA! Situata e tensionuar në kufirin me Serbinë që mund të degjenerojë në përplasje të dhunshme duhet të jetë shqetësim.
Rrjeshtimi haptas përballë dhe jo në krah të Kosovës nga qeveria e Qeveria e Republikës së Shqipërisë, duhet të ishte thelbi i aksionit politik të opozitës. Por i opozitës ama….
Se thonë pastaj që s’ka marrëveshje Rama-Basha…!”, ka shkruar Manjani.
Diskutime rreth kësaj post