• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ylli Manjani jep mesazhin e fuqishëm: 3 haberet që erdhën dje nga Amerika

2 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vendimi i BE për të shtyrë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk është pritur mirë nga SHBA. Ishte Zëvendës Ndihmës Sekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer, i cili u shpreh i zhgënjyer nga ky vendim. Nga ana tjetër ai kërkoi që BE duhet të heqë vizat Kosovës.

Këto mesazhe të forta nga SHBA, për ish-ministrin Ylli Manjani “Amerika nuk paska gjë në dorë për hallet që kemi. Thjesht na ofron një zhgënjim, të cilin e kemi vetë me bollëk”

Postimi i plotë:

“3 habere nga Amerika.

1. Zoti Palmer tha dje se “… SHBA janë të zhgënjyer pse BE nuk i çeli negociatat Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut”. (…)

2. Po dje, Zoti Palmer tha se “…BE duhet të heqë vizat Kosovës”. (….)

3. Gjithashtu dje u lëshua edhe raporti vjetor i DASH (vendit ku merr rrogën Palmeri), ku thuhej se “Shqipëria nuk ka as standardet minimale për të luftuar drogën e trafiqet” (….)

Të tre mesazhet qëndrojnë. I kemi në të gjithë në kurriz dhe i mbajmë me kosto të jashtëzakonshme.

Por që të besoj se Palmeri na qenka “i zhgënjyer” e kam të pamundur.

Janë disa çështje që BE nuk i toleron aq kollaj. Le pastaj ti mbështesë siç ka bërë zoti Palmer. Fjala vjen zgjedhjet moniste, kriminalizimin me zor të opozitës, shkatërrimin e pushtetit gjyqsor apo lëbizjet e kufinjve ndërmjet shteteve si pa gjë të keq, të cilat i ka mbështetur Palmeri, BE i ka të papranueshme. Them BE e shtetet e saj jo detyrimisht Giggi e ndonjë shok e shoqe tjetër…

Së dyti, BE jo vetëm nuk toleron por e ka në kurriz ekonominë e drogës dhe të trafiqeve me të cilën mbijeton Shqipëria. Ndërkohë që kjo ekonomi zhvillohet nën vëzhgimin e rrepte e të detajuar të shtetit të zotit Palmer. Por ky i fundit nuk ka asnjë fjalë për të thënë.

Së treti, zoti Palmer dhe ambasada këtu nuk janë korrekt as me raportin zyrtar të DASH, në ato që thonë. Tjetër thonë e tjetër gjë lënë me shkrim. DASH thotë ka drogë, zyrtarët e tij thonë ka reformë e progres….

Së fundi, zotit Palmer nuk i shkon hiç të shqetësohet për vizat e shqiptarëve të Kosovës në BE, për sa kohë që Ai dhe shteti i tij i vënë viza të gjithë shqiptarëve kudo që janë. As që u shkon mendja ti heqin vizat që kanë vetë në dorë, por u shqetësokan për viza që lëshon Europa!!!

Edhe aleatë edhe me viza nuk shkon!

Nejse në gjithë haberet e djeshme një gjë del qartë, se kjo Amerika nuk paska gjë në dorë për hallet që kemi. Thjesht na ofron një zhgënjim, të cilin e kemi vetë me bollëk.

#vetëmizotiedikupikonçatia…” – shkruan Manjani.

Paraardhëse

Murrizi bën deklaratën e befasishme: Do të kishim zgjedhje të reja në shtator, nëse do hapeshin këto dosje

Pasardhëse

Nuk ndalet kryeministri Rama, jep lajmin fantastik që në mëngjes (VIDEO)

Pasardhëse

Nuk ndalet kryeministri Rama, jep lajmin fantastik që në mëngjes (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.