• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ylli Manjani e thotë hapur: Ja pse Bashën dhe Kryemadhin nuk e sjell në pushtet Kodi Zgjedhor

5 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thekson se qeverinë dhe opozitën e cakton vota dhe jo Kodi Zgjedhor. Manjani shkruan se as Kolegji Zgjedhor nuk ndihmon dot as fituesit e as humbësit që të ndërrojnë vendet.

Postimi i plotë:

“Opozita është pa dyshim legjitime të marrë të gjithë kohën e nevojshme për të vendosur garancitë e duhura në Kodin Zgjedhor.

Qeveria, e zënë në flagrancë nga Prokuroria e Shtetit duke vjedhur vota, nuk bën favor, por detyrën për plotësimin e kërkesave të opozitës për garanci zgjedhore.

Por të mos shfokusohemi!

Kodi zgjedhor në vetvete as të mban e as të sjell në pushtet.

Qeverinë dhe opozitën e cakton vota dhe jo Kodi. Njerzit votojnë politikën, jo Kodin.

Devijimi i vullnetit të votuesve ka kohë që nuk bëhet dhunshëm me komisionerë. Nuk përjashtohet edhe kjo mënyrë, por nuk është metodë e përdorshme më.

As Kolegji Zgjedhor nuk ndihmon dot as fituesit e as humbësit që të ndërrojnë vendet.

Devijimi i vullnetit të zgjedhësve vjen nga:
1. fragmentimi i votës në qarqe.
2. formula matematikore e ndarjes së mandateve.
3. Keqorganizimi elektoral i partive, veçanërisht në ndërtimin e koalicioneve dhe përzgjedhjes së kandidatëve.
4. Blerja e votës, e cila bëhet në banesën e votuesit, jo më në qendren e votimit…

Reforma zgjedhore, mesa di, nuk trajton asnjërën nga këto tema. Çfarëdo qoftë kjo reformë që po dakortësohet, problemet e mësipërme nuk ka për ti zgjidhur, për fat të keq! ????

Ndoshta nuk ja vlen të humbet kaq kohë për tema të tjera, të cilat janë të rëndësishme, por jo më të rëndësishmet.

Nejse, megjithatë opozita ka plotësisht të drejtë të marrë kohën që i takon dhe të propozojë masat që mendon se i shërbejnë zgjedhjeve.

Më shumë se halli i Ambasadorëve që duan të nxitojnë të shkruajnë CV e tyre, në këtë rast vlen halli i sigurimit të pjesmarrjes së opozitës në jetën politike në vend”, shkruan Ylli Manjani.

Paraardhëse

Rama mesazh të fortë, publikon pamjet dhe godet opozitën (VIDEO)

Pasardhëse

Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA del me propozimin e papritur: Të zvogëlohet numri i deputetëve nga 140 në 70, ja pse

Pasardhëse

Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA del me propozimin e papritur: Të zvogëlohet numri i deputetëve nga 140 në 70, ja pse

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.