• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ylli Manjani bën reagimin e fortë: E morët vesh o njerëz, dele jeni

6 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
234
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili pranoi publikisht se procesi i legalizimit është përdorur si kartë nga PS, për të marrë vota.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Lame e pranoi publikisht se politika e legalizimeve të palegalizueshme ishte për vota dhe se tani ato do të shemben.

Sipas Manjanit, qeveria e Ramës po i trajton qytetarët si dele dhe se strategjia ishte politike. Jo vetëm për Lamen për për të gjithë administratën publike.

Postimi i plotë:

“Delet e qeverisë…

Artan Lame është i sinqertë, të paktën. Nuk e sjell fjalën vërdallë fare, por pranon burrnisht se politika e legalizimeve të palegalizueshme ishte për vota.

Ky quhet sinqeritet.

Tjetër gjë argumenti i ligjshëm apo i paligjshëm; i drejtë apo i padrejtë. Tjetër gjë nëse zyra e Kadastrës duhet apo jo të përfshihet në zgjedhje. Diskutim ky që bëhen aty ku ka shtet, jo ku sundon pushteti…

Por qartësisht është i vërtetë. Është një e vërtetë që e dimë të gjithë. E ka denoncuar opozita, Media e së fundi edhe ODIHR. Madje edhe ambasadori Amerikan në OSBE…

Lame i provon këto deklarime qarrtësisht.

Strategjia ishte politike. Jo vetëm për Lamen për për të gjithë administratën publike.

Njerëzit, që të mos shkonin si dele te opozita, duheshin mbajtur si dele te qeveria. Te qeveria moniste madje!!!

E morët vesh o njerëz!

Dele jeni!

Hë ta lumsha!

Alamet strategjie.

Në mos Lame, një tjetër do ta bënte këtë gjë sepse pushteti është mbi shtetin. Por Lame e pranon këtë gjë. Të tjerët e mohojnë; e gëlltisin; e fshehin. Gënjejnë për të fshehur gënjeshtrën e mëparshme. U ka zënë rrena rrenën e tashmë nuk merret vesh as cila rrenë është në fuqi…

Tani, ato që kanë banesa të palegalizueshme ti shëmbin vetë.

Sa më parë.

Pa vonesë.

Mos i detyroni edhe forcat e rendit që të harxhojnë kohë me ju..

Shëmbini vetë ato shtëpi a ç’keni bërë dhe votën prap t’ia jepni pushtetit!

Si dele. Ashtu ju quajnë. Dele të qeverisë.

Artan Lame u doli borxhit.

Pranoi publikisht që u ka gënjyer për vota, për llogari të pushtetit.

Por po u thotë të vërtetën tashmë: ato shtëpi NUK LEGALIZOHEN!

Ndaj shembini e rrini squk!

Dhe mos harroni: fajin e ka Saliu!”-shkruan Ylli Manjani.

Paraardhëse

Ngriti flamurin në mes të Beogradit, por Ballist Morina përkrah këngëtarin serb: Mirë se vjen

Pasardhëse

Ikën i nxehti afrikan, si parashikohen të jenë temperaturat në ditët në vijim

Pasardhëse

Ikën i nxehti afrikan, si parashikohen të jenë temperaturat në ditët në vijim

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.