• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ylli Manjani bën deklaratën e fortë për Lulzim Bashën: Zyrtarisht ai është komunist

23 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
729
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Ylli Manjani ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike për të bërë veting për politikanët.

“PD e djathtë e Lulit po kërkon rivendosjen e luftës së klasave, luftë e cila fillon me “pushkatimin”/vettingun e deputetëve të pabindur. Zyrtarisht, për sa thotë, vepron e propozon, Lulzim Basha është komunist. Një komunist që ka zabtuar PD dhe padrejtësisht dhe opozitën zyrtare”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit:

“Ideja e vetting të politikanëve (ide unike

kjo) nuk vjen për herë të parë në vemendje të publikut. PD e Lulzim Bashës bëri ekzaktësisht të njëjtin propozim në shtator 2018. Edhe atëherë si sot, dukej si taktikë politike për t’u bërë interesant para publikut nga njëra anë dhe, për të bërë që të duket keq qeveria nga ana tjetër.

Edi Rama i stërvitur me kësi taktikash diversive (i luan vetë më mirë se kushdo në fakt), pyeti Komisionin e Venecias për këtë ide.

Komisioni i Venecias me shumë elegancë dhe me shumë argumente e bëri copë këtë ide, të rrezikshme për demokracinë dhe shtetin ligjor. Në tekstin e atij raporti gjenden konkluzione të forta që në thelb nxisin vettingun e politikanëve nëpërmjet rregullave normale të procesit të rregullt.

Madje në një paragraf Komisioni thekson se “… me kaq shumë procese të posaçme rrezikohet të sfumohet procesi i rregullt ligjor siç kërkon konventa europiane e te drejtave të njeriut..”. Pra vetting bëni sa të doni-thotë Venecia, por brenda kuadrit normativ të bollshëm.

Venecia gjithashtu thotë se “…. Vettingu i gjykatësve dhe prokirorëve nuk mund të përdoret automatikisht si mekanizëm edhe për politikanët…” . Me pak fjalë kjo është çështje e mbrotjes së demokracisë pluraliste e cila vihet në rrisk të lartë nga abuzimi me veting në emër të një qëllimi të mirë.

Mirëpo kujt ja tha?!

Luli dogji mandatet duke përdorur si justifikim populist edhe mos miratimin e këtij ligji komunist nga Rama.

Sot Luli me të njëjtën vendosmëri neokomunisti prezanton prap këtë ide idiote prap për arsye taktikepor tashmë për të sfunuar dokrorin.

Në thelb ai sot prezanton veten dhe partinë e tij si një organizatë e frontit demokratik komunist, pra si levë e partisë që qeveris.

Leva apo rripi i transmisionit ka për mision të dënojë shfaqet e huaja, luksin, ndjenjen me individë të deklasuar. PD e djathtë e Lulit po kërkon rivendosjen e luftës së klasave, luftë e cila fillon me “pushkatimin”/vettingun e deputetëve të pabindur.

Kjo është e pabesueshme për t’u treguar, por është realiteti ku jetojmë!

E rëndë është të shpresosh më shumë që Rilindja të marrë vendime më prodemokraci sesa Partia Demokratike e Lulzim Bashës.

Zyrtarisht, për sa thotë, vepron e propozon, Lulzim Basha është komunist. Një komunist që ka zabtuar PD dhe padrejtësisht dhe opozitën zyrtare.”-shkruan Manjani.

Paraardhëse

Koreja e Jugut dështon me hedhjen e satelitit në hapësirë

Pasardhëse

Sa katrorë shihni në fotografi? Mendoni mirë, pak njerëz janë përgjigjur saktë

Pasardhëse

Sa katrorë shihni në fotografi? Mendoni mirë, pak njerëz janë përgjigjur saktë

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.