• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Yee: Kosova të ratifikojë demarkacionin. Ushtria, sipas Kushtetutës

26 October, 2017
në Kosovë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe t’i hapë rrugën përfitimeve që do të kishin qytetarët duke lëvizur pa viza në Evropë. 

“E kuptojmë që marrëveshjet si kjo, çështjet që përfshijnë kufijtë, marrëdhëniet me fqinjët, janë nganjëherë të ndërlikuara. Por, ajo që mendojmë se është e domosdoshme, është që publiku të kuptojë se çfarë do të arrijë, përfitimet për të në jetën e përditshme duke ratifikuar marrëveshjen dhe pastaj udhëtimin pa viza. Është po ashtu me rëndësi për udhëheqësit e këtij vendi që të marrin përgjegjësinë, të dëshmojnë udhëheqësinë e nevojshme, të sigurojnë shumicën e domosdoshme në parlament për të ratifikuar marrëveshjen”, deklaroi Yee për VOA.

Sa i takon rolit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë-Serbi, zyrtari i Departamentit të Shtetit nënvizoi se Uashingtoni është mjaftueshëm i pranishëm.

“Ne kemi qenë aty nga fillimi. Synimi ynë është që të mbetemi për aq sa Bashkimi Evropian dëshiron të jemi dhe tani për tani ai e dëshiron një gjë të tillë. Dhe për aq kohë sa të dyja palët, Serbia dhe Kosova duan që ne të marrim pjesë, ne do ta bëjmë pjesën tonë”, tha Yee.

Ai ka patur edhe një mesazh sa i takon krijimit të forcave të armatosura të Kosovës, proces për të cilin ka theksuar se duhen ndjekur të gjithë hapat kushtetues.

“Rruga më e pastër dhe më e përshtatshme që ligjërisht të transformohet Forca e Sigurisë në ushtri, është nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, që krejt bota, partnerët dhe gjithë miqtë e Kosovës, të shohin dhe madje të trimërojnë të gjitha palët që kanë interes për sigurinë në Kosovë, të marrin pjesë, mund të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të debatojnë në parlament. Dhe me miratimin e ndryshimeve, do të ishte rruga më e mirë për të siguruar legalitetin e procesit të transformimit”, ka thënë Yee.

Thaçi pret Hoyt Yee, diskutohet roli i SHBA në Ballkan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Brian Yee. Në fokus të bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe, roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkan dhe prioritetet e Kosovës.

“Një takim shumë i përzemërt dhe bisedë përmbajtësore me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Brian Yee. Kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për rolin e SHBA-së në rajon, për prioritetet e Kosovës, nga ato më imediatet si liberalizimi i vizave dhe dialogu, deri tek ato të përhershmet si zhvillimi ekonomik dhe forcimi i sundimit të ligjit”, ka deklaruar Thaçi në një postim në Facebook.

Presidenti kosovar ka shprehur mirënjohën e tij për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjithë sektorët e jetës në Kosovë.

“Do të qëndrojmë në miqësi të përhershme dhe marrëdhënie speciale me Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar ai.

Paraardhëse

Basha, takim urgjent me Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Pasardhëse

Kush i furnizon gazetarët me prova dhe sekrete hetimore?

Pasardhëse

Kush i furnizon gazetarët me prova dhe sekrete hetimore?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.