• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Xibraka”, 104 vite burg. Dënohet grupi i kokainës

11 July, 2017
në Aktualitet
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Grupi i “Xibrakës”, i konsideruar i tillë për shkak të fshatit me të njëjtin emër ku u zbulua laboratori i përpunimit të kokainës, i shpëtoi dënimit për akuzën e trafikut të drogës.

Nëntë të pandehurit, prej të cilëve personi kyç Genci Xhixha vijon të jetë ende në kërkim, u dënuan në total me 104 vite burgim.

Të pandehurit, mes tyre edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, u shpallën fajtorë për veprat “prodhim dhe fabrikim të lëndëve narkotike dhe psikotrope” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Ermal Hoxha nuk u shfaq asnjëherë para Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe nga 13 vjet që kërkoi Prokuroria e Krimeve të Rënda mori dënimin me 10 vjet burgim.

Dy vëllezërit Dalipi, të cilët rezultojnë pronarë të fabrikës ku përpunohej droga u dënuan me 21 vjet burg në total, ndërkohë që ekspertët e kokainës, shtetasit kolumbianë u dënuan me nga 12 vjet burgim.

Pak ditë më parë, dy vëllezërit Dalipi, të pyetur nga Top Channel pretenduan pafajësinë. “Këtu në Shqipëri vazhdohet si në kohën e Enverit. Këtu nuk quhen faktet. Këtu çdo gjë është politike”, u shpreh Klemend Dalipi.

“Për mua, dosja “Xibraka” nuk është hetuar mjaftueshëm. Nuk janë hetuar njerëzit kryesorë”, thotë Arjan Dalipi.

Gjykata shpalli vetëm dispozitivin, ndërkohë që thuhet në rrugë jo zyrtare se vepra e trafikut të drogës ka rënë përderisa nuk është vërtetuar se ku do të transportohej kjo ngarkese pasi të përfundonte përpunimi i saj.

Megjithatë, Prokuroria përgjatë gjykimit këmbënguli se të nëntë të dyshuarit krijuan një grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikun e drogës, duke importuar në Elbasan një sasi lënde në përmbajtje të të cilës fshihej kokainë.

Për këtë qëllim, tha Prokuroria, ata ngritën edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë derisa nxirrte formën përfundimtare të drogës të gatshme për t’u hedhur në treg.

Gjatë operacionit të bazuar veçanërisht mbi përgjimet njërit prej të dyshuarve, shtetasit Saimir Batku ju sekuestrua në Tiranë në një mjet xhip 19 kg kokainë e prodhuar në të njëjtin laborator.

Paraardhëse

Ish ylli i Milanit Clarence Seedorf, vijon të mbetet më i pëlqyeri nga FSHF-ja për të drejtuar kombëtaren shqiptare

Pasardhëse

Arrestohet “baroni i drogës”, ngarkesa nga Shqipëria në Itali

Pasardhëse

Arrestohet “baroni i drogës”, ngarkesa nga Shqipëria në Itali

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.