• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Xhon Kerry, futboll me porta të mëdha

15 February, 2016
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Skënder Minxhozi / JavaNews.al

“Të pastrojmë Shqipërinë”, ishte fraza që sekretari i shtetit Xhon Kerry hodhi në të vetmin deklarim publik që bëri në Tiranë, në krah të kryeministrit Rama. Një frazë e mirëmenduar, e cila duket se përbën esencën e një vizite, që u fokusua kryesisht në axhendën e brendshme shqiptare. Qëndrimi në vendin tonë për disa orë i të pestit sekretar amerikan të shtetit në 25 vjet, u përqëndrua në përkrahjen ndaj reformës në drejtësi, nënvizimit se vendi ecën në drejtimin e duhur, luftës ndaj korrupsionit dhe sponsorizimin e një ndryshimi brezash në drejtimin dhe menaxhimin e punëve në Shqipëri.

Për një shef të diplomacisë amerikane, qasja ndaj një realiteti të vogël diku në hartën e botës, është përherë një problem delikat, që ka të bëjë me diferencat e mëdha në peshë, mes një vendi si SHBA dhe shteteve të vogla. Si i tillë, pra si një vend me një peshë simbolike në peshoren globale të punëve, Shqipëria nuk mund të ketë luksin që ta tërheqë gjatë dhe me intensitet vëmendjen e sekretarëve amerikanë të shtetit. Duhej një luftë në Kosovë për shembull, në vitin 1999, që diplomacia amerikane të merrej gjatë me situatat, sfumaturat dhe aktorët politikë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Aktualisht Uashingtoni arrin të dallojë se vendi ynë ka nevojë për një pastrim, siç tha Xhon Kerry. Thënë ndryshe, duhet një ndërrim gjeneratash dhe mendësish në elitën drejtuese shqiptare. E thënë edhe më ndryshe, gjithçka duhet të nisë me një reformë të thellë në drejtësi, e cila do të sjellë më pas pastrimin gradual të shoqërisë dhe shtetit, në të gjitha katet e tij. Ndoshta për këtë arsye, presidentit Nishani ju akorduan vetëm pak minuta në këmbët e avionit, kurse me grupin e të rinjve të arsimuar në SHBA, Kerry harxhoi një pjesë të madhe të kohës së qëndrimit në Tiranë. Ky është mesazhi kryesor që sekretari amerikan sillte në Shqipëri, e që përmblidhet në metaforën e lojës së futbollit “me porta të mëdha, jo me porta të vogla”.

Ambjenti politik e mediatik në Tiranë është shumë i fokusuar në lojrat e vogla, në hamendësimet e teoritë e konspiracionit për mungesën e Metës e Berishës në takimet me sekretarin amerikan. Opinioni publik merret gjatë me mënyrën sesi Xhon Kerri i buzëqeshi njërit apo sesi e pa shtrembër tjetrin etjetj. Edhe ky është një futboll me porta të vogla, të cilin një “elefant” diplomatik si sekretari i shtetit nuk është në gjendje ta luajë. Nëse hedhim një vështrim pas, do të kuptojmë se SHBA punojnë kryesisht me qeveritë. Tingëllon cinike, por nuk është ashtu. Me qeveritë në fuqi, amerikanët  negociojnë interesat dhe situatat konkrete, me to bëjnë llogaritë dhe avancojnë axhendat e momentit. Kështu ka ndodhur edhe në të shkuarën, përfshirë Gëerdecin, zgjedhjet apo 21 janarin. Kontakti me qeverinë në fuqi është preferencial, pjesa tjetër është një lojë që ka vlerë vetëm në kufinjtë gjeografikë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Për pasojë, edhe sjellja e Xhon Kerrit në Tiranë, në ato pak orë që shpenzoi këtu, ju përshtat logjikës së përhershme amerikane. E cila, në një vend të vogël ballkanik si Shqipëria, mund të merret vetëm me çeshtjet e mëdha, jo me meskinitetet e vogla.

Paraardhëse

Xhesika i tregon të gjitha për lidhjen me deputetin shqiptar (Video)

Pasardhëse

Faktet sesi bëhet kontrabanda e naftës në Shqipëri

Pasardhëse

Faktet sesi bëhet kontrabanda e naftës në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.