• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Xhemi Shehu i jep fund karrierës në televizion: Tani nuk dua asgjë

18 June, 2022
në Kryesore, Rozë
0
168
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu, ka folur si rrallëherë rreth jetës personale dhe asaj profesionale, nga rikthimi në ekran, te prindërimi dhe njerëzit me të cilët sot nuk gëzon raporte të mira.

Në një intervistë në “Wake Up”, ajo u pyet nëse “Qesh mirë kush qesh i fundit” mund të konsiderohet një rikthim pas shkëputjes gati njëvjeçare.

“Nuk pres rikthim me fishekzjarrë, se më duket se nuk jam larguar kurrë. Unë jam këtu, derën e kam të hapur dhe nuk e quaj një rikthim nëse vij në ‘Top’. ‘Qesh mirë kush qesh i fundit’ ishte një rikthim pas pauzës që bëra pas largimit nga ‘Portokalli’, por e quaj veten se jam ende në shtëpi. Nëse do të vija prapë. Bëj pauza, sepse lodhem dhe për t’u kushtuar vëmendje gjërave që i kam lënë pas dore, televizioni të kushtëzon”, deklaroi Xhemi.

Duket se pas “Qesh mirë kush qesh i fundit”, vështirë se Xhemin do ta shikojmë më në ekran.

Sezoni i ri i spektaklit të humorit me gjasa nuk do të ketë një sezon të dytë, duke e lënë kështu pa një format prezantuesen.

Më pas, Isli Islami e vendosi përballë një zgjedhjeje të vështirë mes “Wake UP”, “Për’puthen”, “Dancing With the stars” dhe një talk-show, të cilin prej tyre do donte Xhemi të moderonte? Dëshira e saj nuk ishte asnjë nga alternativat.

Pa hezitim Xhemi përmendi “Portokallinë”, për të cilën edhe më parë ka thënë se është eksperienca e saj më e veçantë. “Për momentin jam shumë mirë, nuk dua asgjë. Por tanimë e di çfarë dua dhe ku do ta gjeja veten dhe nëse do të më ofrohej diçka e tillë, do të thosha ‘Pse jo’. Do të zgjidhja ‘Portokallinë’ patjetër”, tha prezantuesja.

Xhemi portretizohet si një figurë paqësore, që nuk është bërë pjesë e skandaleve apo sherreve publike, por nëse doni të dini me cilët nuk shkon mirë, mjaft të gërmoni në “Instagram”-in e saj.

“Nuk shkoj mirë me njerëzit me të cilët kam punuar dhe nuk punoj dhe nuk do të punoj më, që nuk i kam në ‘Instagram’. Kushdo mund t’i shohë. Njerëzit që kam punuar dhe nuk i kam më, nuk do të punoj në të ardhmen, nuk do t’i kem as miq. Më kanë bërë të ndihem keq dhe jam në një pikë kur nuk bëj më kompromise”, tregoi ajo.

Bashkëpunëtori i saj i preferuar mbetet Salsano Rrapi, me të cilin Xhemi gëzon një raport të veçantë edhe jashtë ekranit.

“Me Salsanon nuk kam qenë shumë mirë që në fillim. Kam krijuar me kohën një marrëdhënie të shkëlqyer. Kuptohemi në ajër dhe kjo vjen falë periudhës së gjatë që kemi punuar, por edhe kemi qëndruar jashtë punës. Ai është i pari i çdo liste bashkëpunëtorësh”, shprehet ajo.

Paraardhëse

Cllevio futet LIVE nga qelia: Jam me Saimir Tahirin, më pritën si “Personalitet Ganggo”

Pasardhëse

Thënia që Belinda Balluku dëgjoi nga mençuria dibrane: Vetëm Zotit i ka hije vetmia

Pasardhëse

Thënia që Belinda Balluku dëgjoi nga mençuria dibrane: Vetëm Zotit i ka hije vetmia

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.