• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

“Xhaxhai mashtronte me emrin e saj duke premtuar viza”, reagon Greta Koçi: S’jam e përfshirë dhe as skam pasur dijeni (FOTO)

2 April, 2020
në Rozë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këngëtarja Greta Koçi ka reaguar pas lajmit që qarkulloi dje në disa portale, se se xhaxhai i Greta Koçit, është dënuar me 7 vite burg pasi ka përdorur emrin e saj për të mashtruar qytetarë se do t’u siguronte viza kanadeze apo dhe amerikane.

Me një letër të hapur në Instagram, këngëtarja shkruan se nuk është aspak e përfshirë në këtë çështje dhe se nuk ka asnjë dijeni për të.

“Nuk kam shkelur dhe nuk do shkel kurrë asnjë rregull. Veprimet, qoftë të bukura apo të dëmshme të njerëzve të tjerë, për mua janë të huaja dhe nuk pranoj asnjëherë të ndërlidhem me ASNJË prej tyre. Sidoqoftë, lidhjet familjare nuk i diktojmë ne, ato janë të diktuara para se ne të shkelim në këtë botë. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veprimet e mia dhe të asnjë njeriu tjetër, kushdo qoftë ai apo ajo”, shkruan mes të tjerash këngëtarja.

Letra e plotë:

“Ditën e djeshme është publikuar një artikull në disa nga portalet vendase, i cili mban emrin tim. Dua të bëj publike se ky artikull është totalisht i PAVËRTETË dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me mua!

E kuptoj që portalet përdorin emrat e artistëve për të gjeneruar klikime dhe para, POR kjo nuk do të thotë që kanë të drejtë të shpifin e të njollosin emrin tim apo të kujtdo tjetër. Këtë emër, e kam ngritur me shumë punë, mundim dhe me mbështetjen e një publiku fantastik. Nuk ka të drejtë ASKUSH, ASKUSH të shkelë mbi të.

Aq sa dini ju për këtë “artikull”, aq di dhe unë. Në të përmendet se një nga anëtarët e fisit tim (xhaxhai), është i përfshirë në një proçes gjyqësor. Për këtë unë nuk jam as e përfshirë dhe as nuk kam njohurinë më të vogël.

Të dashur miq që më keni mbështetur gjatë gjithë karrierës sime, në çdo segment jetësor unë përfaqësoj vetveten. Asnjë njeri tjetër nuk më përfaqëson mua, qoftë juridikisht apo moralisht. Askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin tim sikurse as unë në emrin e tjetrit. Veprimet e secilit janë personale dhe është e padrejtë të referohen mbi mua, vetëm pse unë njihem në publik.

Nuk kam shkelur dhe nuk do shkel kurrë asnjë rregull. Veprimet, qoftë të bukura apo të dëmshme të njerëzve të tjerë, për mua janë të huaja dhe nuk pranoj asnjëherë të ndërlidhem me ASNJË prej tyre. Sidoqoftë, lidhjet familjare nuk i diktojmë ne, ato janë të diktuara para se ne të shkelim në këtë botë. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veprimet e mia dhe të asnjë njeriu tjetër, kushdo qoftë ai apo ajo.

Shënim: Kjo letër është e lejueshme të merret nga të gjithë mediat, në mënyrë që të mbyllet një herë e mirë ky fallcitet!

Faleminderit, Greta Koçi” – ka shkruar këngëtarja.

FOTO:

Paraardhëse

Genc Sulçebe jep lajmin e bujshëm për ilaçin ndaj koronavirusit

Pasardhëse

Harrojeni koronavirusin! Doktor Mentor Petrela jep detajet e padëgjuara

Pasardhëse

Harrojeni koronavirusin! Doktor Mentor Petrela jep detajet e padëgjuara

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.