• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Xhavit Seferi dhe Valbona Maloku: E kaluara e errët, e dy personave që sot akuzojnë Fatmir Xhafajn se i ka torturuar

18 March, 2017
në Aktualitet
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

TemA

Qysh nga dita e parë që kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi u caktuar si ministër i ri i Brendshëm, Partia Demokratike, Sali Berisha dhe media pranë saj filloi avazin e zakonshëm.

Shpif e shpif se dicka do të mbetet. Balta nuk kurseu as Fatmir Xhafaj e as familjen e tij.

Sigurisht, jo vetëm si një nga deputetët më me përvojë në Parlamentin e Shqipërisë, por dhe si një armik i përbetuar i Sali Berishës, Fatmir Xhafaj ishte një problem më shumë për opozitën, e cila pas largimit të Saimir Tahirit shpresonte se karrigen e ministrit të Brendshëm do e zinte një teknicien.

Në këtë aspekt, Fatmir Xhafaj jo vetëm është edhe më politik se Tahiri, por si arkitekti i reformës në drejtësi, ai kishte krijuar armiqësi të pazakontë me të gjithë ata që sot përpiqen ta ndalojnë reformën.

Sot gazeta TemA vjen me një investigim të kryer për personat që gjatë javës së fundit kanë hedhur baltën mbi Fatmir Xhafaj për të kaluarën e tij.

Bëhet fjalë për dy persona: Xhavit Seferi dhe Valbona Maloku.

Xhavit Seferi ka lindur në 18 korrik 1969 në fshatin Cudhi Kamit, Krujë.

Në vitin 2003 ka ndryshuar mbiemrin nga Kani në Seferi, edhe pse në Krujë njihet edhe me mbiemrin Koni.

Në 19 shkurt 2009, Xhaviti është arrestuar në flagrancë, pasi ka shkaktuar aksident automobilistik duke plagosur dy persona, ndërkohë që dy muaj më vonë është proceduar penalisht pasi ka kërcënuar me jetë një polic rrugor gjatë një tjetri aksidenti me pasoja.

Në 20 maj 2010, Xhavit Koni është dënuar në Maqedoni nga Gjykata e Shkupit me arrest në burg për 15 vjet, pasi akuzohet për trafikim të qënieve njerëzore, si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Në 15 nëntor 2011, është shpallur në kërkim për plagosje me thikë të kushëririt të tij, Fatbardh Kani, dhe vetëm një vit më vonë, kushëriri ka marr hak duke tentuar ta vrasë me armë zjarri në një atentat në mbikalimin e autostradës së Fushë Krujës.

Valbona Maloku ka lindur në 20 shkurt 1968, gjithashtu në Fushë Krujë.

Që prej vitit 1990, Valbona, së bashku me bashkëshortin dhe dy vëllezërit, janë larguar nga Shqipëria, duke hyrë në Ambasadën gjermane.

Bashkëshorti i Valbonës është vrarë në Shqipëri në vitin 1999 nga Robert Preni, ndërkohë që hakmarrja e Valbonës mendohet të ketë ardhur vetëm 3 vjet më vonë, duke vrarë vëllain e Robertit, Antonin.

Ajo cka e bën edhe më të frikshme historinë e Valbonës, është se ajo dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen edhe të një prej vëllezërve të saj, Arben Duka, për të cilin tani derdh lot krokodili.

Ndonëse të dhënat flasin vetë, është e qartë se personat që sot hedhin baltë mbi Fatmir Xhafaj, janë njerëz që fillimisht duhet të përgjigjen para drejtësisë për vrasjet, vjedhjet dhe krimet që kanë kryer jo larg në kohë, por gjatë 20 viteve të fundit.

Paraardhëse

Liria e shpifjes e të marrëve të mençur!

Pasardhëse

Rezoluta në Kongresin amerikan: Shqipëria rrezikohet nga Rusia

Pasardhëse

Rezoluta në Kongresin amerikan: Shqipëria rrezikohet nga Rusia

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.