• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Xhafaj tregon detajet: Si u zbulua kamioni me kokainë dhe hapat që ndoqi Policia

1 March, 2018
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për herë të parë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka treguar me detaje se si u bë i mundur finalizimi me sukses i policisë ku u zbulua dhe sekuestrua kamioni me 613 kg kokainë.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Xhafaj tha se si u ra në gjurmët e kamionit të mbushur me drogë nga Kolumbia, dhe hapat që ndoqën strukturat e rendit.

“Është bërë analiza e riskut, që më pas i çon organet e hetimit doganor për të bërë një kontroll plus specifik, ndryshe nga ngarkesat e tjera. Në rastin konkret kishte një dyshim për këtë kompani dhe kontrollorët ishin të vëmendshëm. Ka pasur 4 kontenierë në mos gaboj. Ka patur një kontroll me qen anti-drogë që ka dhënë dyshimet e para. Pastaj është kaluar në skaner dhe është krijuar bindje e plotë që kemi të bëjmë me drogë. Çështja është shtruar për diksutim. Është njoftuar prokuroria e Krimeve të Rënda dhe është caktuar prokurori. Është rënë dakord për të lejuar lëvizjen e kontenierit për të parë se ku do të shkonte. Natyrisht lëvizja në portin e Durrësit është pak e vështirë për shkak të vendit të vogël, njerëzve të pakët por për fat të mirë nuk pati rrjedhje informacioni. Është një shkallë pjekurie krahasuar me të kaluarën që nuk ka patur rrjedhje informacioni. Në momentin që ka filluar shkarkimi është gjykuar që të ndërhyet. Sasia e kokainës ka qenë në një dysheme me dy nivele. Një dopio dysheme sipas ekspertizës. Është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësja për ta çmontuar.” theksoi ministri

Më tej, ministri nuk ngurroi të falenderonte Policinë e Shtetit për mënyrën profesionale që ka vepruar. Ndërsa nuk hezitoi të kritikojë qëndrimin e opozitës, që sipas tij me akuzat e ngritura inkurajon krimin.

“Ka disa elementë që janë pozitivë në këtë histori. Ka pasur një fokus goxha të ndjeshëm të doganës por edhe policisë, ka një pjekuri për mënyrën sesi ato veprojnë. Së treti e gjitha kjo, task-forca, risia që i bashkon të gjitha agjencitë, ka sjellë një frymë të re. Dhe së katërti është edhe kurajo për t’u përballur me forma të tilla të krimit. Dhe besoj se kjo meriton vëmendjen dhe besoj se e ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë, për fat të keq opozita në vend të mbështeste fort policinë e anatemoi atë, duke baltosur dhe padyshim kjo është e dëmshme. Qëndrime të kësaj natyre nuk i bëjnë mirë luftës kundër krimit por e mbështesin dhe favorizojnë.” tha Xhafaj

Paraardhëse

Nëse dëshironi trup të shëndetshëm – mësoni këto këshilla

Pasardhëse

“Mafia shqiptare bashkëpunon me Ndraghetën?” Edi Rama i përgjigjet Kryeprokurorit italian

Pasardhëse

“Mafia shqiptare bashkëpunon me Ndraghetën?” Edi Rama i përgjigjet Kryeprokurorit italian

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.