• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Vuçiç: Serbia “mezi e shpëtoi” paqen në Kosovë

5 January, 2023
në Kryesore, Rajon
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën në Beograd se Serbia “mezi e shpëtoi” paqen në Kosovë, duke ju referuar zhvillimeve të muajit dhjetor në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Për gati tri javë me radhë grupe serbësh bllokuan rrugët në veriun e Kosovës.

“Ne nuk kemi provokuar askënd, as për një sekondë, përveç nëse disa njerëz e konsiderojnë provokim që ne i shohim njerëzit tanë në Kosovë si qytetarë të vendit tonë”, tha ai.

Presidenti serb theksoi se Serbia “dëshiron gjithmonë paqe me shqiptarët” dhe kërkoi “respektimin e të gjitha marrëveshjeve” të nënshkruara mes dy vendeve.

Në muajin dhjetor arrestimi i ish policit serb Dejan Panti, çoi në protesta të serbëve në veri, të cilët bllokuan rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Përgjatë kohës së bllokadave tensionet ishin të larta dhe pati shtëna me armë zjarri dhe shpërthime pranë patrullave të forcave paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequra nga NATO-ja, Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit dhe gazetarëve.

Muaji janar pritet të jetë periudhë e përpjekjeve të reja diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shmangien e ripërtëritjes së tensioneve ndërmjet tyre.

Presidenti serb tha se Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Beogradin më 11 ose 12 janar.

Zoti Chollet anuloi muajin e kaluar një vizitë në Ballkan dhe në Bruksel për shkak se doli pozitiv në testin për COVID-19.

Presidenti serb tha se më pas në rajon do të qëndrojnë edhe negociatorët evropianë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve ndërmjet palëve në dritën e një propozimi që u bë i njohur si nisma franko-gjermane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara e cila nuk parasheh njohjen e ndërsjellë por përfshinë propozimin që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

“Ata veçse po sillen sikurse ky të ishte një propozim që nuk mund të refuzohet”, tha presidenti serb.

Në Prishtinë propozimi është cilësuar si “bazë e mirë për diskutime”./VOA/

Paraardhëse

Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e 8 Janarit: Ja çfarë zbuluan shërbimet inteligjente britanike

Pasardhëse

Jahte, makina të shtrenjta, stoli ari, luksi i shfrenuar i ‘Kobrës’ së Prizrenit të arrestuar për vrasje, i fiksuar pas Versace (VIDEO)

Pasardhëse

Jahte, makina të shtrenjta, stoli ari, luksi i shfrenuar i ‘Kobrës’ së Prizrenit të arrestuar për vrasje, i fiksuar pas Versace (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.