• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Vritet” LSI-ja, Rama ikën në janar: Marrëveshja e madhe që po flitet korridoreve të politikës

25 March, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dalja e opozitës nga sistemi dhe protestat e vazhdueshme të tyre e kanë çuar vendin në një situatë të paprecedent, e cila kërkon edhe një zgjidhje të paprecedent për të rikthyer vendin në shinat e normalitetit.

Ndërkohë që Rama përpiqet i sigurt se nuk ka ndërmend të ulet me Bashën në një “krokodil” të dytë nga ana e tij ka filluar një tërheqje (lexo KËTU), ndërsa nga demokratët ka patur vullnet për t’u ulur në tavolinë për të diskutuar “Shqipërinë pa Ramën kryeministër”.

Mbetet për t’u parë se sa do ta mbajnë presionin Rama dhe Basha për të qendruar në llogoret e tyre të deritanishme, megjithatë në korridoret e politikës, aty ku pasqyrohen fillimisht lëvizjet e ardhshme është përvijëzuar një marrëveshje afatgjatë Rama-Basha, e cila vjen si një rigjallërim me pika dhe synime të reja të asaj qe folën mëngjesin e 18 majit 2018.

Kështu, pritet që zgjedhjet lokale të shtyhen duke mos u zhvilluar në qeshor, por në vjeshtën e këtij viti ku do të marrë pjesë edhe opozita.

Por pika tjetër më e rendësishme e kësaj marrëveshjeje është fakti se Rama do të heqë dorë nga drejtimi i qeverisë nga 1 janari 2020, ndërsa vendin do të vijojë ta udhëheqë një kabinet socialist me afat 1 vjeçar, i cili do të përgatisë vendin për zgjedhjet e përgjithshme si edhe do të ketë mbështetjen e demokratëve për proceset integruese të vendit.

Gjatë kësaj periudhë, PD-PS do të punojnë për një Kod Zgjedhor të ri, i cili do të pasqyrojë problematikat e paraqitura vazhdimisht nga demokratët.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe do të synohet zbehja e rolit të LSI-së, një qëllim i kahershëm ky i dy partive të mëdha, gjë e cila do të tentohet të vuloset gjithashtu përmes ndryshimeve që do të bëhen në Kodin Zgjedhor.

Në fund të marrëveshjes, me parimin se “zgjedhjet humben nga maxhoranca dhe nuk fitohen nga opozita”, Lulzim Basha do të përgatitet për t’u bërë kryeministër në vitin 2021 me Ramën që ka filluar tashmë transferimin e partisë tek Erion Veliaj, me garancitë dypalëshe të tipit “mos më prek, nuk të prek”.

I gjithë ky është një operacion që synohet të realizohet, por janë mjaft faktorë të tjerë të cilët mund të ndikojnë siç është reagimi i LSI-së, por edhe roli i Berishës në PD dhe leja e tij ndaj Lulzim Bashës për të hyrë në raporte të tilla me Ramën. /albeu

Paraardhëse

‘Taramelja’ merr surprizën më të bukur për ditëlindje në mes të emisionit (VIDEO)

Pasardhëse

Çmenduri, ja sa do të paguajë Real-i për Kylian Mbappe

Pasardhëse

Çmenduri, ja sa do të paguajë Real-i për Kylian Mbappe

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.