• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrau shqiptaren ditën e Shën Valentinit, autori monstër merr lajmin e rëndë

7 December, 2017
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

U dhanë 30 vjet burg për Maurizio Minghella, vrasësi serial i cili ka vrarë një shqiptare.

Ai rezulton i dënuar ndërkohë me disa burgime të përjetshme për vrasjen e shtatë prostitutave.

Vendimi është marrë sot në mesditë nga një gjykatë e Torinos, e cila pranoi kërkesën e prokurorit oberto Sparagna.

Në këtë proces, Minghella akuzohej për vrasjen e një të reje shqiptare, Floreta Islami, vrarë ditën e Shën Valentinit më 1998, pranë Rivolit.

Një vrasje si shumë të tjera në zonën e Torinos në periudhën 1996-1998, disa prej tyre të kryera pikërisht nga Minghella.

Vrasësi në atë kohë ishte i dënuar për vrasjet e katër prostitutave në Genova në fund të viteve ’70, por në periudhën e krimit ishte në regjim gjysmëlirie, domethënë me mundësinë për të dalë nga burgu gjatë ditës për të shkuar në punë.

Kuestura e Torinos ka hapur më 2015 disa çështje të pambyllura të asaj periudhe, nën dritën e fakteve të reja. Një nga këto ka të bëjë me shallin e leshtë me ngjyrë të kuqe të përdorur për të mbytur Islamin, 20 vjeç në kohën e vdekjes. Thuajse 20 vjet më pas, teknologjitë e reja biomolekulare të përdorura nga policia shkencore kanë mundësuar evidentimin e DNA-së së Minghellës mes fijeve të shallit.

Një tjetër tregues është fakti që në atë periudhë vrasësi në gjysmëliri ishte vënë re në atë zonë të periferisë teksa vëzhgonte prostitutat. Për këtë arsye, më 8 mars 2016, gjyqtari Cristiano Trevisan firmosi një mandat arresti të ri për Minghellën që gjendej ndërkohë në burg i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tri prostitutave (kryer në fund të viteve ’90), dënim i konfimuar edhe nga Kasacioni më 2005, por që i mungonin edhe pak muaj për të përfituar një regjim burgu më të lehtë.

Minghella nuk u paraqit kurrë në gjyq personalisht. “Dua të harrohem”, bëri të ditur përmes avokatit mbrojtës, por edhe duke mos pranuar akuzat. Por askush nuk mund ta harrojë, as policia dhe as prokuroria.

“Do të ishte ngushëlluese të arrije në konkluzionin se bëhet fjalë për një njeri të paaftë të kuptojë vlerën e veprimeve të tij, viktimë e instinkteve kompulsivë e të pafrenueshëm”, tha prokurori Sparagna. “Por nuk është një i sëmurë mendërisht, është një person normal që di të zgjedhë mes të mirës e të keqes”.

Ndërkaq, një skuadër e policisë vazhdon të hetojë për pesë raste të tjerë të ngjashëm, vrasjet e pesë prositutave që kanë mbetur pa autor. Hipoteza është që vrasjet janë kryer nga Minghella.

Paraardhëse

Me makinë të vjedhur në lokal, policia befasohet kur zbulon se dy djemtë ishin…

Pasardhëse

Pse i duhej gjetur një punë vëllait të Edi Ramës në Tiranë

Pasardhëse

Pse i duhej gjetur një punë vëllait të Edi Ramës në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.